“Putha mikun e tij dhe…”/ Një vit pas divorcit nga ish-bashkëshorti, 30-vjeçarja zbulon sekretin e saj më të madh

  • G.G /
  • 14 October 2021 - 07:34
“Putha mikun e tij dhe…”/ Një vit pas divorcit nga ish-bashkëshorti, 30-vjeçarja zbulon sekretin e saj më të madh

Një 30-vjeçare ka rrëfyer për “Dear Deidre” se është ndarë një vit më parë nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka një djalë dy vjeçar.

Ndonëse është single, ajo nuk ka shkuar me asnjë mashkull tjetër. Por gjatë takimit me një shok (të cilin e njihte edhe ish-partneri i saj), ata shkëmbyen një puthje në buzë, shkruan “The Sun”. Ja rrëfimi i plotë:

“Unë dhe bashkëshorti im jemi ndarë, por para kësaj unë putha në buzë mikun e tij më të mirë dhe ndjenja e fajit po më shkatërron. Unë jam 30 vjeç dhe jam martuar me ish-in tim, i cili është 32 vjeç. Ne kemi katër vite bashkë dhe gjatë kësaj kohe jemi bërë edhe prindër të një djali dy vjeçar.

Marrëdhënia nuk funksionoi, ne gjithmonë grindeshim dhe nuk mund t’i besoja për asgjë. Kështu, vitin e kaluar, ramë dakord që të ndaheshim dhe vendosëm të mbeteshim miq të mirë për hir të djalit tonë.

Që kur u ndamë, unë kam qenë beqare. Meqë kam një fëmijë të vogël, nuk kam kohë të mendoj për një lidhje të re dhe as nuk kam shkuar me një burrë tjetër.

Ndërkohë, ish-i im kapasur disa lidhje të shkurtra me disa gra të tjera. Më dhemb, por meqë nuk jemi më bashkë, nuk mund ta kritikoj. Jemi shumë më mirë tani që jemi ndarë. Ai vjen shpesh për të parë djalin tonë dhe përfundojmë duke e kaluar mbrëmjen së bashku.

Ndonjëherë madje qëndron tek unë, edhe pse flen në divan. Ne as puthemi, as përqafohemi. Kemi folur për marrëdhënien tonë dhe kemi dalë në përfundimin se jemi vetëm miq edhe pse ai ende më quan ‘gruaja’ kur dalim jashtë me shokët e tij.

Uën jam shumë konfuze për ndjenjat e mia dhe mendoj se edhe ai është. E dua ende… Javën e kaluar, dola për drekë me një mik të përbashkët, i cili është 31 vjeç.

Ai ishte shumë flirtues dhe në një moment më tha se më kishte pëlqyer gjithmonë, por nuk kishte bërë asnjë lëvizje sepse kam qenë me ish-bashkëshortin. Ne u puthëm gjithë pasion.

Gjërat mund të kishin shkuar më tej, por e ndalova. U ndjeva keq edhe pse jam beqare. Tani nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi. Nuk mund të ha e as të fle. Kam qenë gjithmonë një person i ndershëm, por diçka e tillë do ta mërziste shumë ish-in tim nëse e dëgjon. Ai do të ndihej i tradhtuar dhe shumë xheloz.

Nuk dua që ai të takohet me mikun tonë të përbashkët. A duhet t’i tregoj?”.

“Dear Deidre” thotë:

“Mos u ndjeni fajtorë, sepse nuk keni bërë asgjë të keqe. Ju jeni beqare dhe nuk lejuat që puthja të përfundonte në diçka tjetër. Nuk ka kuptim t’i thoni ish-bashkëshortit për atë që ka ndodhur nëse puthja ishte fundi i gjithçkaje.

Flisni me ish-bashkëshortin për marrëdhënien që keni dhe sqaroni nëse do t’i jepni një shans të dytë njëri-tjetrit apo do ta mbyllni këtë histori. Nëse do të ndaheni zyrtarisht, atëherë duhet të filloni procesin.

Në këtë mënyrë, të dy ju do të jeni në gjendje të ecni përpara në jetë. Por nëse doni që t’i rregulloni mosmarrëveshjet mes jush, atëherë do të ishte me vend që të konsultoheshit me një terapist për çiftet”.

(Kosova Sot Online)