Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (1)

  • E.K /
  • 19 tetor 2021 - 15:47
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (1)

PROLOG Njëzet muaj më parë Nuk e di ç'të të them, Nuk di çka të them. Di vetëm që, duke u përkujdesur për ty, kam më shumë dhembje ROMEO I thelluar në mendime të errëta dhe mërzi, e parkova "Jeep"-in afër rrugicës. Kurrë nuk kisha qenë në këtë pjesë të qytetit. As që dija se ekzistonte. Qielli i natës ishte i errët, derisa dimri i vonë më irritonte edhe më shumë. sytë më shkuan te ora në veturë. Ishte 5:30 e mëngjesit. I kisha premtuar vetes se më nuk do të shkoja te ai. Veprimet e tij kishin krijuar një hendek të madh midis nesh, duke shkatërruar gjithçka që kishim ndonjëherë. Por, e dija se nuk do të mund ta mbaja premtimin që të qëndroja larg tij. Atë e kisha vëlla.

Edhe kur i djalloste gjërat, gjë që e bënte shpesh, atë megjithatë e kisha vëlla. Kaluan të paktën 15 minuta para se pashë Jace-n, duke ardhur rrugës. Sytë tonë u bashkuan. "Dreq, Jace", pëshpërita, duke dalë nga vetura dhe duke e rrapëlluar derën. Iu afrova dhe pashë se syri i majtë i tij i ishte ënjtur dhe mbyllur, buzën e poshtme e kishte të çarë. Bluzën e bardhë e kishte të njollosur me gjak, me gjakun e vet. "Çka dreqin të bëri vaki?", e pyeta duke bërtitur, duke i ndihmuar që të hynte në "Jeep". Ai ofshau. Ai tentoi që të buzëqeshte, por ofshau përsëri. Pasi e futa brenda, ia mbylla derën dhe shkova me vrap te ulësja ime, e shoferit.

"Më shpuan, të poshtrit", tha ai, duke e fërkuar fytyrën me dorë dhe duke shkaktuar edhe më shumë dalje të gjakut. Ai qeshi njëherë, por pamja e tij e tregonte seriozitetin e ngjarjes. "I kisha thënë Redit se do t'ia ktheja paratë deri javën tjetër" - shpjegoi ai - "e ai i kishte dërguar këlyshët e vet që të më rregullonin". "O Zot, Jace", nuk dita çka t'i thosha tjetër. Dielli kishte lindur, por disi dukej më errët se më parë. "Mendoja se nuk shisje më". Ai u drejtua në karrige dhe hapi syrin e vetëm që mund ta hapte, duke më shikuar. "Jam unë, Danny. Të premtoj". Filloi të qante. "Të bëj be në Perëndinë se kam mbaruar me atë punë". Ishte e qartë se ai lëre më që vazhdonte të shiste drogë, por edhe ta përdorte atë. Dreq! "Ata donin të më vrisnin, Danny. E di. Për këtë i kishin dërguar".

"Mbylle!", i bërtita, meqë ideja që vëllai im i vogël të vritej, nuk më pëlqente aspak. Isha rritur e përndjekur nga një frikë nga e panjohura. "Nuk do të vdesësh, Jace. Vetëm mbylle të shkretën". Ai ofshau sërish, me gjasë duke ndier dhembje nga e rrahura. Përsëri filloi të qante. "Më fal... nuk desha të të përfshija në këtë". E shikova dhe ofshava lehtë. Ia qita dorën në shpinë. "OK është", e rrejta. Do të doja të ikja nga telashet e tij. do të doja që të përqendrohesha te muzika ime. Do të doja që të përqendrohesha në shkollë. Isha në fakultet, më mungonte edhe një vit për ta mbaruar atë. Por, në vend që të përgatitem për provimin, që e kam pas disa orësh, tani më duhet që të përkujdesem për plagët e Jace-s. Perfekt! Ai filloi t'i kërciste gishtat, duke e mbajtur shikimin teposhtë.

"Nuk dua më të merrem me këtë gjë, Danny. Dhe, kam menduar, ndoshta do të mund të kthehem në bend"'. "Jace", i thashë me zë kritik. "E di, e di. Kam bërë probleme aty". "E ke bërë mut", e korrigjova. "Po, po. Por, e di? E vetmja herë kur isha i lumtur pasi që Sarah…", e la fjalën përgjysmë, për ta vazhduar nga një kënd tjetër. "Hera e vetme që kam qenë i lumtur që nga ajo ditë, ishte derisa isha në skenë me ata djem". Barku mu rrotullua dhe nuk i thash asgjë. E ndërrova temën. "Duhet të të dërgoj në spital". (vijon)

(Kosova Sot Online)