Ngjarje e vërtetë: Si u takova me dashnoren e burrit (5)

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: Si u takova me dashnoren e burrit (5)

Fjalët e saj më kanë goditur si shigjetë në zemër. vallë a pikska mundur të jetë kaq i poshtër? Dhe unë kam mundur të jam kaq e verbër të mos e vërej? Para syve përsëri më doli fotografia e Mrikës se si nga dollapi po merrte kitarën e vjetër dhe po luante e këndonte me të për krejt shoqërinë. E aty është edhe nata që pas festës e kemi kaluar së bashku. A është e mundur që të gjitha këto të më janë mërzitur? - E gruaja e tij? A e di se çfarë po ndodh - po i interesonte zeshkanes. Biondina kaq shumë e lëvizi bishtalecin e saj si një bishtkali sa që më kaloi nëpër fytyrë. -Jo se besoj! Ata nuk kanë një lidhje të tillë. Tash e disa vite janë së bashku vetëm haku i fëmijëve.

E sa fëmijë i kanë: djem apo vajza? Për një moment të më shpëtonte një pyetje, por në momentin e fundit jam përmbajtur. Duke e shtrënguar fort shtyllën prej metalit në të cilën po mbahesha, kam vazhduar ta dëgjoj bisedën e tyre. Por, tanimë nuk kishte asgjë serioze. Kur kam zbritur në stacion, madje biondina më fali dhe një buzëqeshje. Përfundimisht arriti edhe ajo fundjavë e famshme që po e prisja me padurim dhe plot tensionim. Kisha frikë si do të kalojë e gjithë kjo, por edhe mezi po prisja që gjithë ngjarja të dilte në sipërfaqe. Nuk kisha më forcë për atë lojën e maces dhe miut. Isha e tensionuar si pushkë, po përcillja secilën lëvizje të Famirit, duke pritur që të dilte nga shtëpia dhe të gjente një arsyetim.

Dhe e gjeti. Rreth orës tre pasdite më tha se duhet të takohej me kumbarën e martesës tonë. - A e di se te ai po qëndrojnë gomat e dimrit, e është momenti i duhur t'i vendosim tani. Kjo ishte e vërtetë. Dimri ishte në prag, por ... a thua a po gjen arsyetim te vetura? - A mundem të vij dhe unë me ty - e pyeta ashtu, naive. \- Mendoj s kjo nuk do të ishte e mençur. Do të ngrihesh nga të ftohtit derisa ne punojmë atje, dhe nuk ka kurrfarë dobie prej kësaj. - A duhet të shkosh sot gjithsesi? Nuk mund ta thërrasësh atë dhe ta lësh terminin për nesër, apo ndonjë ditë tjetër - po provoja t'ia vrisja llogaritë. - Hmm, ka frikë se jo - bëri me kokë.

Kumbara më ka lënë ditë t lirë për sot, e me sa di unë,e nesër kishte plane të tjera. Por, nuk po kuptoj … - menjëherë më ka shikuar disi i habitur. - Pse po vërsulesh kaq shumë. Çfarë dallimi ka nëse e bëj sot apo nesër? Dallimi është i madh i dashuri im, po mundohesha të largoj dyshimet. Nga frika që të mos ngre dyshimet e tij, po mundohesha ta aktroj zemërgjerësinë. - Ke të drejtë i dashur. Sa marrëzi nga ana ime që po të mërzis kështu. Rregulloji sot e nesër do ta kemi ditën vetëm për neve. E kur po mendoja se të shtunën do ta kishte vetëm për bionden e tij, mu rrotullua lukthi. Derisa bëhej gati, po bëhesha se nuk po e vërej. Por e kam vërejtur edhe po ashtu se edhe parfumin e kishte hedhur atë që e përdorte për raste solemne.

 A nuk po vesh diçka më të vjetër për një punë si ajo e gomave - nuk po mund të përmbahesha dot. O shpirti im. E sheh se nuk ke idenë për veturat. Se do t'i ndërroj gomat kjo nuk do të thotë të shkoj si lypës. Ai ka mjetet dhe rrobat e punës. Hajde, do të shkoj e unë nuk vonohem, e kur të kthehem, mund të dalim bashkë. Sa i pafytyrë që ishte! Kurrë nuk e kam vërejtur se sa i shkathët ishte në gënjeshtra; pa lëvizur qerpikun më premtoi takim në mbrëmje, edhe pse e dinte se të njëjtën ia kishte premtuar të dashurës. - Kjo do të ishte mrekulli - thashë me zë të qetë dhe me gur në lukth. Si do të zhvillohen a thua gjërat më pas? (vijon)

(Kosova Sot Online)