Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (3)

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (3)

Kishte menduar të vinte përsëri? Në lukth po ndjeja ngërçin dhe birrat, të cilat i kisha pirë e mundimet po më vinin deri në fyt. Nuk ishte shenjë e mirë. Aspak. Dhe, derisa Demiri po vazhdonte ta argëtojë vajzën tonë me kutinë, unë isha zhytur në mendime. Deri para një ore të plotë e vetmja brengë në jetën time ishin financat. Por tani, në krahasim me atë që kishte ndodhur para syve të mi, e faturat e papaguara dukeshin të mos kenë fare rëndësi. Tri ditë më vonë, Demiri përsëri e kishte përmendur femrën e pasur. Porsa isha shtrirë në shtrat me një maskë me tranguj në sy, kur ai më pyeti.

 A të kujtohet ajo femra me xhip, për të cilën të kam folur? Si kisha mundur ta harroja, po mendoja me veten time dhe përnjëherë u nervozova. Sidomos pasi që e kuptova se kishte dëshiruar burrin tim ta dërgonte në shtrat! Për më shumë, porsa u përmend ajo, mua m'u duk se trangujt që i kisha në fytyrën time u thanë. - Natyrisht - ia thashë ashtu e shtangur sa për të mos e hequr maskën. - çfarë ka ndodhur me të? Demiri u kollit. - Erdhi sot përsëri në shitore. Pjesa të cilën e kisha porositur nuk ka arritur ende, por për këtë ajo ishte nervozuar shumë. Më trego për shtëpinë që e kishin blerë dhe në ndërkohë më ka ofruar që të shkoj dhe t'ia rregulloj disa gjëra. Më tha se do të më paguante mirë. Dëgjoje ofertën: njëzet euro në orë! Këtu Demiri buzëqeshi.

 A mund ta paramendosh këtë? Për vetëm disa orë do të mund të fitoja aq sa fitoj brenda disa ditëve në shitore! Ato të holla do të ishin të mirëseardhura. Me gjuhë i laga buzët e mija të thara. - Po, do të ishin të mirëseardhura, por nuk je duke menduar vallë të shkosh? - Natyrisht se po mendoj! Do të isha budalla sikur të mos shkoja dhe ta lëshoja një mundësi si kjo! Dhe këtë vetëm se ti nuk ke besim në mua! Fjalët e tij më lënduan. - Si mund t'i bësh kështu gjërat! Nuk ka të bëjë me besimin apo mosbesimin. Natyrisht se të besoj. Vetëm … Sytë mu mbushën me lot. - Vetëm çka? - Demiri tingëlloi i nervozuar. Ishte e qartë se po i shkoja në nerva.

 Të lutem, mendo me kokë! Ato të holla do të na i mbulojnë gjithë ato shpenzime. Edhe më tutje po luftoja me lotët. Duke e parë se nuk po mund të arrinim një kompromis, Demiri me ktheu shpinën dhe diskutimi kishte marrë fund. Së paku për të. Sa më përkiste mua, nga nervozizmi unë kisha dalë jashtë vetes sime. Vallë a mos është ai kaq i verbër që ta shihte se çfarë propozimi ishte ky për punët e shtëpisë dhe sa amorale ishte kjo ofertë. Natyrisht se asaj femrës nuk i duheshin shërbime tjera nga bashkëshorti im, pos atyre q më herët i kishte përmendur - ato seksuale. As vetë nuk e di se si kam mundur të flejë gjatë asaj nate.

Përnjëherë ndodhi që ju kishte ndodhur shumicës së shoqeve të mija, e për këtë isha e bindur se kurrë mua nuk do të më ndodhte. Po brengosesha për martesën time. Madje shumë. Ditën tjetër, ndoshta me fat, përsëri isha aq e zënë me punët e shtëpisë sa që kisha harruar në incidentin që kishte ndodhur, që mua më kishte tmerruar. Vajzës sonë të vogël përsëri i ishte rritur temperatura dhe përsëri më duhej të shkoja te mjeku. Më pas, po atë ditë kisha një mbledhje të prindërve për vajzën e madhe, e para mbrëmjes po më prisnin një mori punës në shtëpi. Në fund të ditës isha aq e thyer, saqë nuk kisha më forcë të mendoj për asgjë tjetër. Tregimi për femrën pasur që ia kishte hedhur sytë bashkëshortit tim më ra ndërmend vetëm në mbrëmje kur Demiri erdhi në shtëpi. Për dallim nga imja, fytyra e tij po shkëlqente. (vijon)

(Kosova Sot Online)