Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (19)

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 10:39
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (19)

I mbylla sytë dhe u largova nga vendi ku kishte vdekur nëna. Dielli i nxehtë ishte duke ndikuar në lëkurën time. Duke u afruar në skaj të dokut, i hoqa këpucët dhe çorapet. Këmbët i futa në ujin e ftohtë, derisa vetë u shtriva në dokun e drunjtë. Planifikoja që ta rregulloja dokun këtyre ditëve. Bile, planifikoja që ta rregulloja tërë shtëpinë, thjesht nuk e dija se si do ta donin të rregulluar nëna dhe babai. Ende nuk e kisha lejuar trurin që të merrej me vdekjen e babait - meqë ende isha e tronditur nga vdekja e nënës. Pa marrë parasysh të gjitha, pa marrë parasysh sa herë merresh me të, vdekja kurrë nuk bëhet më e lehtë. Nuk ekzistonte askush me të cilin do të mund të bisedoja lirshëm rreth kësaj teme. Miqtë e mi nuk do të kuptonin edhe sikur të përpiqesha t'ua shpjegoja. Por, përpos kësaj, nuk doja që t'i bëja ata të ndiheshin aq keq, sikur që ndihesha unë çdo ditë.

Por, kishte një moment kur pashë dikë që do të mund të kuptonte, bazuar vetëm në sytë e saj. Sytë e saj ishin surealë, bile edhe përndjekës. Të gjelbër, të fuqishëm, por që dukeshin tepër të pikëlluar. Por, të bukur, ama. I mbylla sytë dhe e imagjinova atë - vajzën nga treni. Muskujt më dhembnin nga vrapimi dhe fillova që të merrja frymë thellë, duke u munduar që të rikujtoja çdo gjë rreth saj. Ajo e dinte si ishte të ishe sikurse unë - i humbur dhe i vetmuar. E kisha parë atë sa herë që i hapte dhe i mbyllte sytë. Do të duhej ta kisha pyetur për emrin. Nuk do të duhej të kisha qëndruar ulur mbi valixhet e mia, prapa saj. Ajo buzëqeshte kur e citoja Shakespeare-n, por ende kishte njëfarë pikëllimi që mbetej në skajet e buzëve të saj. Ajo kishte njëfarë pikëllimi, i cili e hante atë për së gjalli, njësoj sikur pikëllimi im që ishte duke më copëtuar mua. Dhe, asgjë apo askush nuk mund ta ndalonte këtë që të mos ndodhte. Një pjesë e imja nuk donte që ajo të ndalej. Një pjesë e imja mendonte se unë e meritoja atë vuajtje, por nuk mund të besoja që ajo vajzë e kishte merituar atë vuajtje. Në mënyrë sekrete shpresoja që ndokush, një ditë, do të mund ta bënte atë që të buzëqeshte me të vërtetë. Shpresoja që, një ditë, ajo do të ishte mirë. KAPITULLI 5 Më prek pasi që të kesh shkuar. Më li rehat kur të jesh afër. Më duaj me copat e mia të shpërndara. Romeo Gjatë ditëve vijuese bëra më të mirën që ta përmbaja veten. Nuk flisja shumë, por e lejoja mendjen që të punonte në rutinën e përditshme. Doli se familja e Henry-t preferonte që, çdo mbrëmje, ta hanin darkën bashkë dhe mendova se ishte mirë prej tyre që më ftonin të haja me ta. Por, e dija se nuk kisha vend në tryezën e tyre me katër karrige. Rebecca mori një karrige nga ato që palosen, që të mund të ulesha edhe unë. Në atë karrige kishte një copë të metaltë që më bënte presion në këmbë, por nuk ankohesha. Rebecca përgatiste shumë ushqime, me tonelata. Aq sa për ta ushqyer në ushtri të tërë. Sapo u ulëm unë fillova që të haja, por Rebecca ma tërhoqi vërejtjen me butësi. "E dashur, para se të hamë, ne në fillim lutemi".

Ajo ma dhuroi një buzëqeshje të ëmbël, por mund ta shihja njëfarë zhgënjimi tek ajo, për faktin që as nuk më kishte shkuar mendja të lutesha. "Henry, a mund ta udhëheqësh lutjen ti, përsëri?" Unë nuk u durova pa reaguar. "Po, de". Që të gjitha shikimet u drejtuan kah unë. E, shikimi im u drejtua kah Henry, duke i bërë ata edhe më konfuzë."Ju luteni?" "E ti jo?", reagoi Rebecca. Pyetja e saj e thjeshtë më bëri që të ndihesha si një mëkatare. Përgjigjja ishte jo. Situata e palakmueshme e krijuar, bëri që të vetëdijesohesha se nuk dija asgjë për Henry-n, e familja e tij dukej

(Kosova Sot Online)