Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (7)

  • E.K /
  • 09 nëntor 2021 - 15:57
Ngjarje e vërtetë: Situata e vështirë materiale na shtyri në amoralitet (7)

Menjëherë e hodha dorëshkrimin në tokë, si e çmendur. Si mund të kisha qenë kaq naive? Kaq e marrë?! Demiri dhe unë si budallenj kishim rënë në rrjetin e merimangës. Jo, në fakt, për tërë këtë mesele fajin e kishte Demiri. Unë që nga fillimi nuk i kisha besuar asaj far Emanuelës. Artiste, merre me mend. Në hamam të hyrës! - Edhe, e dashur? A e more vesh lajmin tepër të mirë? Çka mendon për të? - Nga gjendja e shokut në realitet më ktheu zëri i Demirit. I shtrëngova buzët. Fytyra ime e mërrolur fliste më shumë se njëmijë fjalë. - Çfarë lajmi? - e pyeta, duke shpresuar se do ta hetonte sarkazmin në zërin tim. Por, kjo nuk ndodhi. - Paj lajmin se do të bëhemi të pasur! A nuk të tregoi Luani për filmin, a? - Më pyeti ai dhe u ul afër meje në kauç.

 Demir! - bërtita e tmerruar. - Luani dëshiron që me ne ta bëjë një film pornografik! E mora dorëshkrimin të cilin e kisha gjuajtur pak kohë më parë dhe ia gjuajta në prehër burrit. - A e ke lexuar titullin e "filmit"? - Po, edhe çka - mu përgjigj duke rrudhur supet, e më pas duke buzëqeshur shtoi: - Mua kjo nuk më duket aspak e tmerrshme. Bile, më duket tepër interesante. Tani mund ta paramendoj veten dhe ty si dy yje të njohura. - Shpresoj të jesh duke bërë shaka - thashë, meqë u ndjeva sikur dikush të ma kishte derdhur një kovë me ujë të akullt në shpinë. As edhe në ëndrrat më të çmendura nuk do të mendoja se Demiri do ta pranonte një gjë të tillë. E, kjo "gjëja" nuk ishte aspak normale. E shtyva dorën e tij, e cila për një moment ishte vendosur në gjurin tim dhe u ngrita. - M'i jep çelësat e veturës! Unë po shkoj në shtëpi - thashë dhe zgjata dorën.

 Je duke gabuar rëndë, e dashur. Paramendo: njëzetmijë euro! Njëzet mijë! E, si do të mund t'i fitonim ndryshe këto para, e dashur? Kjo ishte e vërtetë. Aktualisht mezi ia dilnim ta 'bashkonim' muajin me muaj. Ishim borxh deri në fyt, kurse hipoteka dhe faturat e papaguara vetëm sa e shtonin edhe më shumë dramacitetin e kësaj gjendjeje. Me ato para do t'i hiqnim qafe të gjitha këto probleme. - A të kujtohet verën e kaluar, kur më the se do të doje të shkonim në njërin nga ato udhëtimet e gjata me anije? Me këto para këtë ëndërr do ta realizonim pa fije problemi. Do t'i realizonim të gjitha dëshirat. M'u kujtua se sa shumë doja ta ndërroja kuzhinën. Se sa shumë doja ta kisha një kuzhinë si ato nëpër revistat.

E, besa, edhe mobiliet e dhomës së ditës do të duhej të ndërroheshin. Ata kolltukët e lëkurës i kishim marrë te gjyshja e Demirit. Vajzave do t'iu blinim mobilie të reja për dhomat e tyre. Po, dhomat e tyre, meqë do të mund ta zgjeronim shtëpinë, ashtu që secila prej tyre ta kishte dhomën e vet. Por, kur më ranë në mend vajzat, sikur u zgjova nga gjumi e u ktheva në realitet. - Demir, ne kemi fëmijë! A na ka hije të mendojmë ne, prindërit e zi, që të bëjmë filma të fëlliqtë?! - i bërtita burrit, e zemëruar me veten time, që kisha lejuar të jepesha pas ëndrrave të kota e të marra. - Ami çelësat! - përsërita, kësaj here edhe më ashpër. Duke parë vendosmërinë time, Demiri e futi dorën në pantallona dhe ma dha çelësin e veturës. Por, atëherë tha diçka që ma ngriu gjakun në damarë. - Nëse ti shkon, unë filmin do ta bëj me Elën.

Çka? - mezi arrita të thosha. Shpresoj se nuk e kishte thënë atë me gjithë mend! Por, si duket, seriozisht e kishte. - Nuk jam budalla që t'i lë më të ikin nga dora dhjetëmijë euro, vetëm pse ti je "e këtynehershit", sikur babai yt. E, këtë nuk u desh të ma thoshte. Ai dhe unë kishim njëfarë marrëveshjeje që, sa herë të grindeshim, të mos i përzienim këtu prindërit tanë. Sidomos jo nënën e tij tepër posesive dhe babanë tim, me të vërtetë konservator. Me vite kishim jetuar mirë duke iu përmbajtur kësaj marrëveshjeje, të cilën ai tani e shkeli. Krejt për fajin e asaj rrospie! Sytë m'u mbushën me lot. (vijon)

(Kosova Sot Online)