Ngjarje e vërtetë: Mundoheshin të na ndanin me anë të porosive anonime (3)

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 14:33
Ngjarje e vërtetë: Mundoheshin të na ndanin me anë të porosive anonime (3)

- Fqinje, a mos ndoshta jeni për kafe - u mundova ta ruaj gjakftohtësinë. Vetëm edhe ajo më nevojitej, u zemërova unë derisa po lutesha të mos pranonte. - Tashmë kam pirë disa kafe por, nëse të pihet edhe ty, ti ziej - mu përgjigj. - Shih sa bukur, me sa po e shoh keni ngjyrosur edhe flokët? Sa mirë të përshtatet ngjyra e errët. Me siguri se edhe Salihut ky ndryshim do t'i pëlqejë. Tash thuajse ka një bashkëshorte të re - e kishte vërejtur paksa më vonë derisa po uleshim duke mbushur kafenë e tretë rresht, e sytë në mënyrë të çuditshme po i shkëlqenin. Të njëjtin moment po e ndjeja veten time thuajse më kishte goditur rrufeja. Më nuk ka kurrfarë dyshimi.

Më duket se edhe fqinja ime po e dinte për dashnoren e Salihut, në të kundërtën nuk do të më shikonte me këtë shikim. Me sa duket vetëm unë nuk e di se për çfarë po bëhet fjalë. Kështu e poshtëruar po mendoja unë e në sy po më rridhnin lotët. Një orë më vonë, pasi që fqinja po më shpjegonte gjithçka që kishte ndodhur në njëzet e katër orët e kaluar, përfundimisht i kishte shkuar në mend të shkojë në shtëpi. Pasi që Laurën e kam përgatitur për në gjumë, vendosa t'i pastroja flokët kur përsëri m'u "ngjall" telefoni mobil. Duke qëlluar se përsëri ishte numri anonim me porosi, disi më kaploi një djersitje e ftohtë. Çfarë po ndodh, nuk po më beson? Me të vërtetë beson se vikendet i kalon me miq? Ha ha ha, sa naive je.

Por, për këtë jam unë këtu, që të ndihmoj. Do t'i dërgoj faktet që të bindesh rreth asaj se si burreci juaj i dashur po të tradhton. Tung, miku - po shkruante porosia. Derisa unë po dridhesha e shokuar, aq shumë po më rrihte zemra thuajse dëshironte të dilte nga gjoksi. Kushdo që të mi ketë dërguar këto porosi, dukej se fare mirë po i njihte lëvizjet e Salihut, pasi që shumë mirë po i përshtate gjërat. Pasditet e vikendeve shpeshherë i kalonte me miqtë e tij, duke pirë kafe, por pasi që ishte bashkëshorti dhe baba i mirë, kurrë nuk kam vërejtur asgjë të keqe. Vetëm tani e kisha të qartë se sa shumë kam gabuar që kaq verbërisht u kam besuar fjalëve të tij.

O Zoti im, kush mund të jetë ky njeri? Sikur krejt kjo me Salihun të jetë e vërtetë, askush nuk ka të drejtë të futet në jetën tonë dhe të na shqetësojë në këtë mënyrë, po mendoja unë duke e thirr shërbimin e porosive. Për fat të keq, krejt çfarë munda ta vërtetoj ishte se porositë po vinin nga një numër i pa lajmëruar. Derisa erdhi Salihu unë kam pirë dy aspirina, por isha shumë e mllefosur për të më ndihmuar. - Hej, unë kam menduar se tashmë je në gjumë - filloi kështu bashkëshorti im duke hyrë në dhomën e ditës derisa unë ia kisha hapur sytë ekranit të fikur të televizorit. Unë e vërejta se ai ishte i zbehur. Me sa duket, dashnorja të paska lodhur shumë, po mendoja unë me veten time, ashtu e mllefosur me të. Më me dëshirë do t'ia thosha gjithçka në fytyrë, por unë kisha vendosur që të më vinte edhe ndonjë porosi tjetër. Dëshiroja që të jem plotësisht e sigurt se Salihu po më tradhtonte e më pas ta marr vendimin e duhur. Ditëve të ardhshme pothuajse kisha ndaluar së jetuari.

Nervat më kishin lëshuar. Po dridhesha në secilën porosi që e pranoja megjithëse tash e një kohë "miku i panjohur" nuk u bë i gjallë. Salihu e kishte vërejtur nervozën time sepse gjatë atyre ditëve ai ishte shndërruar në person të heshtur. Sjelljen e tij e plotësoja me faktin se ai ishte i dashuruar në një grua, por se nuk kishte guxim të ma thoshte këtë. Me kalimin e kohës, jeta ime ishte shndërruar në një ferr të vërtetë. Kaloi një javë, e dyta dhe e treta. Tashmë kisha filluar të besoj se porositë e dërguara ishin vetëm një shaka pa kripë e dikujt, e një ditë tjetër, derisa Salihu ishte në kopsht, mua më erdhi një porosi e re. (vijon)

(Kosova Sot Online)