Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (29)

  • E.K /
  • 18 nëntor 2021 - 15:53
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (29)

Edhe një herë, buzët e tij u afruan te ato të mijat, thuajse pa i prekur fare, si një lloj ceremonie përmbyllëse. Kur i hapa sytë, pashë se ai më shikonte. Më pas filloi që të buzëqeshte dhe të më shpjegonte. "Numri njëzetetre". Ai më lëshoi ngadalë në tokë. Shikova listën të cilën vazhdoja ta mbaja në dorë, ku sytë më shkuan te numri 23. #23. Puthe një të huaj. Ha-ha! Ja, e putha një të huaj. Sytë e mi u ngritën nga lista, për ta parë Danielin duke buzëqeshur. Ai bëri disa hapa prapa dhe u përkul. "Nuk ka përse", tha ai si me shaka. Nuk mund ta përmbaja gëzimin dhe ishte e kotë të provoja. Fillova ta hapja një letër. Më dukej se do t'ia filloja të qaja, por ata do të ishin lot lumturie. Këmbët filluan që të më çonin në drejtim të Danielit dhe ai me gjasë u zu në befasi kur iu hodha në duar dhe në përqafim. Por, ai shpejt e mori veten, më ngriti në ajër dhe më solli disa herë, duke ma kthyer përqafimin, pa më pyetur asgjë.

"Ti nuk e ke idenë se çka d.m.th. kjo për mua", pëshpërita, duke dashur që ta puthja edhe një herë, pastaj edhe një herë... Ai buzëqeshi pak dhe më tha: "Të të çojmë në shtëpi, në mënyrë që të mund të merresh pak me lexim". Ai më lëshoi poshtë, dhe të dy ne kaluam para barit. Danieli m'i fërkoi supet për një moment. Buzët e tij u afruan tek ato të miat, duke u puqur në kënd, gjë që më bëri ta ndjeja një valë të nxehtësisë që ma kaploi tërë trupin. "Natën e mirë, Ashlyn", tha ai, duke më prekur lehtazi, para se të largohej, duke më bërë që të buzëqeshja sërish. "Natën e mirë, Daniel Daniels". Zemra ime ishte duke humbur në një botë të hareshme dhe unë e lejova atë që të udhëtonte në territor të panjohur. E hapa çantën dhe nxora CD-në e tij.

"Oh, vetëm që ta dish... sonte do të jem në shtrat me ty". "Dala e plastë! Jam me të vërtetë një bastard me fat", tha ai, duke ma shkelë syrin. Duke i ngritur duart e tij në ajër, ai ma dhuroi një buzëqeshje të madhe. "Mendoj se tani duhet t'i këmbejmë numrat", tha ai, duke nxjerrë celularin e tij, duke ma dhënë, e edhe unë ia dhashë celularin tim. Pasi që shkruam numrat tanë, përsëri i këmbyem celularët, duke marrë secili atë të vetin. "Me gjasë nuk do të të thërras e para, meqë nuk dua që të dukem e dëshpëruar", i thashë. "As unë nuk do të të thërras i pari, meqë dua që ti ta eksplorosh idenë se mund të ketë edhe femra të tjera në jetën time". Oh, si më bënte ai të ndihesha. Moti nuk isha ndier kështu.

"Është evidente se nuk ka femra të tjera. A e ke parë veten? Je aq i shëmtuar" "Çka?" "Po, po. Vajzat nuk preferojnë buzëqeshjet sharmante, duart plot muskuj dhe barkun me kuleç". Ai me të shpejtë mori duart e mia dhe i futi te barku i tij. Unë ofshava me ta prekur trupin e tij të mrekullueshëm. "E, çka i pëlqen asaj vajze?", tha ai, duke i kryqëzuar duart. "E di, gjërat e zakonshme. Pak qime në vrimat e hundës, më shumë tul në faqe, për ta puthur, një thithkë më shumë, apo më pak. Gjëra normale". Ai buzëqeshi e unë doja që të bëhesha një me të, që edhe unë ta përjetoja atë gëzim. "Do të punoj në këto gjëra. Nuk dua të jem... si më quajte më parë?" "I shëmtuar" "Po. Nuk do të doja që të isha i shëmtuar në sytë e tu". Pati edhe një raund tjetër të qeshjeve, para se ai të fillon

(Kosova Sot Online)