Ngjarje e vërtetë: Mundoheshin të na ndanin me anë të porosive anonime (5)

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 11:41
Ngjarje e vërtetë: Mundoheshin të na ndanin me anë të porosive anonime (5)

E tëra më ishte mërzitur. Dëshiroja të konsumoja ushqim normal, atë që e hanin të gjithë bashkëmoshatarët e mi. Derisa pa vullnetin tim po e rrotulloja pjatën, nëna ime sikurse një rojë po qëndronte pranë meje, në mënyrë që të përkujdesej se nuk do merrja asnjë ushqim tjetër nga anash. - A guxoj që së paku të marr pak bukë me sallatë - e pyeta me një zë të ulët nënën time. - Çfaaaarë? A je çmendur ti? Çfarë po të bie kështu në mend?! Deri te audicioni kanë mbetur vetëm edhe dy javë. Nuk dëshiron vallë që tani të shkatërrosh të gjitha? E di, Tina, rruga deri te suksesi di të jetë shumë i mundimshëm dhe kërkon shumë kompromis. Unë jam nëna jote dhe, më beso, më mirë se secili e di se çfarë është më e mira për ty. Ti thjesht je e lindur për manekine, vetëm se gjithmonë duhet të kesh kujdes me peshën sepse ke një trup të gjerë, i ke ngjarë të atit. Mos u brengos, do të ndihmoj unë në gjithçka.

Tashmë po të imagjinoj nëpër ballinat e revistave. E re, e bukur, e hollë… - po imagjinonte mua derisa zorrët mua po më këndonin në bark, e edhe nga fjalët e saj po më silleshin mendtë. Pa marrë parasysh se sa e vetëdijshme isha se nëna ime kishte nevojë për ndihmë, nuk kisha guximin askujt t'ia thosha rreth përjetimeve të mia, madje as babit. Kur përfundimisht ai u kthye disa ditë më vonë, duke fshehur lotët e mi u shtira se gjithçka ishte në rregull. Megjithëse se babi nga udhëtimi më kishte sjellë edhe disa çokollatat të mia të preferuara me 90 për qind kakao, për të cilat isha gëzuar sikurse të isha një fëmijë i vogël, nëna me arsyetimin se i duheshin për ëmbëlsira m'i mori nga dora. Babai për disa ditë ka qëndruar në shtëpi, por ishte aq i zënë me punë dhe më shumë qëndronte në dhomën e punës e unë rrallë e shihja. Regjimi i ashpër i ushqimit të nënës po vazhdonte, e unë nga dita në ditë po ndihesha gjithnjë e më keq. Madje edhe gjërat më të thjeshta, si shkuarja këmbë në shkollë m'u vështirësuan e vetëm pasi të ecja disa metra sytë më errësoheshin dhe më duhej të pushoja paska në mënyrë që ta merrja veten time. Dhe atë mëngjes derisa i afrohesha ndërtesës së shkollës kam ndjerë një rrahje më ndryshe të zemrës dhe një ushtimë në veshë. Derisa po mundohesha që të stabilizohem, gjithnjë e më shumë sytë po më errësoheshin. E kisha të qartë se do ta humbja vetëdijen dhe nuk po mund të bëja asgjë për ta ndaluar këtë …. - Shpirt, gjithçka do të jetë në rregull. Mos u brengos, unë jam këtu. O Zot, a do të mundesh ndonjëherë të ma falësh - në realitet më ktheu zëri i butë që ishte në afërsinë time. Ngadalë i kam hapur sytë, pas së cilës vërejta një dritë të fortë e të bardhë. Unë po qëndroja e shtrirë në shtrat, e nëna ime po qëndronte skaj meje duke më mbajtur dorën. - Nënë, ku jam? Çfarë ka ndodhur - e pyeta duke mos kuptuar asgjë. - Mos lëviz e dashur. Gjithçka do të jetë në rregull, mos u brengos. Të ka humbur vetëdija në rrugë për në shkollë. Dikush nga kalimtarët e ka lajmëruar ndihmën e shpejtë dhe tani je në spital. Duhet të rrish këtu për disa ditë derisa nuk i bëjnë të gjitha analizat. Mjeku ka thënë se ke mungesë të hekurit në gjak që nuk është aspak çudi, duke marrë parasysh se … - u ndal përnjëherë. - Tina, nuk e ke idenë se sa shumë po më vjen turp nga e gjithë kjo. E kam pranuar se për të gjitha unë jam fajtore - tha me lot. - Çfarë ke bërë - e shqetësuar e kam pyetur, e nëna për të parën herë me butësi po më ledhatonte flokët. - Mos u brengos shpirti im. Mjeku më ka kuptuar dhe ka premtuar se do të më ndihmojë. Që në javën e ardhshme do të pranoj ndihmë psikike. O Zot sa e marrë që jam! Çfarë i kam bërë fëmijës tim. Nuk kam dashur të të lëndoj, të betohem. Ti je krejt çfarë unë kam, krahas ëndrrave të mia të dështuara për pistën e modës. E di se e kam sjellë në pikëpyetje shëndetin tënd, dhe se të kam lënduar me sjelljen time, por të lutem, së paku më ofro një mundësi të ta shpjegoj - më përgjëronte duke qarë pa ndalë. (vijon)


(Kosova Sot Online)