Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (34)

  • E.K /
  • 25 November 2021 - 15:54
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (34)

Daniel e uli njërën nga vetullat dhe mbylli markezin e tij. Ai më dha një shikim duke mi ngulur sytë. "Po, Ashlyn"? "Unë…"Unë çfarë? Nuk kam mundur të mendoj. Nuk mund të merrja frymë. Unë nuk po mund të të hiqja dëshirën që të më mbante. Unë çfarë?! "Unë-Unë kam nevojë të pushoj". Ra zili, ndërsa që unë po mund të dëgjoja atletet si fishkullonin nëpër klasë derisa unë po ngrihesha nga karrigia. Daniel më kishte shikuar më një buzëqeshje të tensionuar ndërsa që u nis drejt derës. "Në rregull të gjithë. Kjo është e tëra për sot". I kam mbyllur sytë dhe po dëgjoja zhurmën e të gjithëve përreth meje. Duart e mia i kam vendosur rreth fytyrës.

Ryan duke lozur ma ka futur një shuplakë prapa shpinës dhe qeshi. "A është thashetheme apo thuhet se gjoksin tënd po e cilësojnë si shalqi". Gota ime mbeti e hapur. "Si pra është kjo thashetheme?! Porsa ka ndodhur para orës së mësimit"! Ai po e mbante një telefon celular në duar duke treguar një foto të gjoksit tim. "Teknologjia është bushtra e fundit dhe më e reja. Ndoshta nuk është dashur të vishje një veshje kaq seksi që ekspozonte këmbët dhe gjoksin tënd". E kam marrë celularin dhe po e shikoja. Sa poshtëruese që është. "Veshjet ishin të Gabby-it". Ryan u ndal. Ai më kapu për krahu. "Harroje… Mos i lejo që të depërtojnë te ti. Përkundër kësaj, është bukur". Ai ma dhuroi edhe një buzëqeshje tjetër.

"Ti nuk je pjesë e shkollës së lartë "Edgewood", derisa dikush të nguc apo diçka të ngjashme". Ai ishte mjaft i hijshëm. Kishte të veshur një bluzë të hirtë ndërsa që kishte dhe një palë xhinse të errëta që po i shkonin fort. Këpucët e tij të zeza dhe një qafore në qafë po i dhuronin një dukje mjaft tërheqëse. Nuk isha aspak e befasuar se vajzat çmendeshin pas tij. Ryan futi dorën në xhep dhe nxori kutinë e tij të letrave përsëri. Çfarë ishte ky djalë? "Ne hamë në tavolinën në kënd pranë trofeve të tenisit. Pikërisht përballë zonjave". "Ti dëshiron që unë të ha me ju"? Unë pothuajse kisha planifikuar që drekën e parë ta ha në banjë duke qarë. Ai rrudhi sytë e tij. "Jo. Unë vetëm u tregoj njerëzve, ku ha drekën unë". Sarkstike, ëmbël. Natyrisht se do të hash me neve. Mos merr kafe me vete, sepse një shok imi nga kjo mundet të fitojë alergjinë, e unë më pas mundem të kem diarre. Dhe, ai me duar kapi flokët e mi dhe i mbajti lar. "Që kur flokët tua janë kaq të gjatë, nëse i lëshon, do të ketë më pak vëmendje për shalqinjtë tuaj. Shihemi në drekë". "Në rregull.

Shihemi pra atëherë". "Oh, dhe Ashlyn", Ryan më buzëqeshi. "Mbaje veshur atë veshje, derisa nuk të pëlqen më, në rregull"? Kështu ai u zhduk në fund të korridorit. Unë ia kisha ngulur sytë Daniel-it, i cili ishte ulur në tavolinën e tij, duke u shtirur se nuk po na shikonte mua dhe Ryan-in.Unë kapa librat, i qëndrova përballë dhe i dhurova një prekje në flokë.. "Pra, kjo do të thotë se për nesër mbrëma jemi të lirë"?Ai u skuq, e për një koment nuk e di nëse ishte zemëruar në mua apo për situatën tonë. Ndoshta me të dyja nga pak. (vij

(Kosova Sot Online)