Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (4)

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Si më dhunoi i biri i dashnorit (4)

- Dukesh për merak - më tha pasi që dola nga vetura dhe i lëpiva buzët. Më erdhi të villja. Fillova ta pyesja veten se a ia vlenin martesa ime dhe lidhja ime me Veliun që të poshtërohesha në këtë mënyrë. Ma hapi derën dhe e mbajti atë derisa hyra. Pasi që hyra, e mbylli derën me çelës, gjë që mu duk sikur kur e mbyllin derën e burgut. - Mos rri si e ngrirë. Hajde, fillo të zhvishesh. Fillova t'i hiqja rrobat, duke u ndier e mjerë dhe e pavlerë. Ajo që ekzistonte midis meje dhe babait të tij ishte diçka e mrekullueshme. Si mund të mendonte ky qurran se kjo midis meje e tij mund të ishte ndonjë gjë tjetër, pos seksit me dhunë? M'u afrua nga prapa dhe ma ledhatoi trupin.

Ndjeva sesi mu mbushën sytë me lot, por nuk doja që ai të më shihte duke qarë. Më pas më vuri në shtrat dhe filloi ta "studionte" çdo pjesë të trupit tim. - Çka ta merr mendja, a mund të bëhesh pak më e gjallë? - Kjo është shumë vështirë, kur dëshiron të ishe e vdekur. - Hej, a nuk është ëndërr e çdo femre që të flejë me një mashkull shumë më të ri se ajo? - Kjo definitivisht nuk është ëndrra ime. E, edhe sikur të ishte, atëherë asnjëherë nuk do të të zgjidhja ty. Duket se kjo që thashë e zemëroi pa masë, gjë që te ai pati efekt të kundërt. Pasi që "mbaroi" para kohe, më shikoi me zemërim.

Kjo nuk ia vlente fare - u ankua. - Më mirë se kaq kurrë nuk do të marrësh nga unë. - E, atëherë do të na duhet që të përsosemi pak në këtë drejtim, derisa të përmirësohesh. - Ti je përbindësh! - bërtita. - Jo, jo. Me bërtitje nuk do të arrish asgjë. Vetëm sa do ta përkeqësosh edhe më shumë pozitën tënde. - Më duhet të shkoj në shtëpi - thash. - More atë që deshe, kështu që nuk dua më të të shoh me sy! - Shihemi! - dëgjova sesi më tha me tërë zërin, derisa e përplasja derën. Menjëherë pasi hyra në shtëpi, bëra turr te dushi. Doja që sa më parë ta largoja çdo gjurmë të tij nga vetja ime.

Ndihesha tmerrësisht e ndytë. Thjesht, nuk mund të besoja që një burrë aq i mrekullueshëm si Veliu ta kishte një djalë kaq të pështirë. I shikova fëmijët. Ata flinin! Samiri rrinte në sallon dhe ende ishte duke shikuar TV-në. Hyra tinëz në shtrat dhe fjeta duke dënesur. Kaluan disa ditë e nuk u dëgjova as me Veliun, e as me të birin. Kisha një parandjenjë të tmerrshme, se kjo ishte vetëm një qetësi para stuhisë. Dhe, doli të kisha të drejtë. Fitimi me gjasë e kishte parë Samirin duke dalë nga banesa, sepse vetëm disa minuta më pas u ndie një e trokitur në derë. Shikova nëpër vrimë dhe, pasi që e pashë Fitimin, vendosa të mos ia hapja derën. - Hajde, Gane. E di që je aty. Me siguri nuk dëshiron ta bëj një skandal të tillë që nuk është parë asnjëherë në këtë ndërtesë?

E tani çka dëshiron? - e pyeta duke e hapur derën vetëm aq sa ai mund ta fuste hundën. - Dua të bëjmë dashuri në shtratin tënd. - Jo! As që vjen në shprehje, bile. Tanimë e more atë që e doje. - Dua ende! - Jo! Harroje! - Mirë, atëherë. Të shkojmë tek unë. Ti e di se unë jam vetëm, të mitë nuk janë aty. Hajde, ngutu! Nuk dëshiron me siguri që t'ia them të gjitha Samirit? (vijon)

(Kosova Sot Online)