Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (60)

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 15:57
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (60)

Unë kam vazhduar të dënesja, duke e ditur se diçka nuk ishte në rregull, duke ndjerë në të njëjtën mënyrë sikurse kam ndjerë kur Gabby… I kam mbyllur sytë fortë. Nuk kam mundur të mendoj për atë. "Ne duhet të vishemi" urdhëroi Daniel-i. Ai doli nga dhoma dhe kthyer i veshur si një ditë më parë. Nuk po mund të lëvizja nga shtrati. Ai filloi të më vishte, duke sjellë secilën veshje timen, një nga një. Secilën herë ai e sillte nga një veshje timen, ndërsa situata rëndohej. Kemi ecur përreth korridorit dhe natyrisht, shtrati i Daniel-it ishte i zbrazët. "Ai ka shkuar Daniel, e di se po". Ai nuk mu përgjigj. Kur shikuam në oborrin ranë aty dhe kam parë se vetura e Hailey-t nuk ishte, betohem se e kam dëgjuar një asfiksim në ajër. "A ka ai ndonjë të holla", tha Daniel-i. Mendja ime u ngri, e hutuar. Ai ia përgjigj vetes së tij, kësaj radhe më vrazhdë. "Henry ia ka dhënë treqind dollarë-". "Jace…", ai pëshpëriti para se të vraponte në drejtim të barkës. Unë vrapova menjëherë pas tij. Dyert ishin të hapura dhe Daniel-i kishte vrapuar në barkë, duke mos ndaluar së marruri frymë rëndë dhe shpejtë. Ai kishte marrë të hollat që ishin në tavolinë. Treqind dollarë. I vëllai i tij ishte shtrirë dhe po flinte, ndërsa që ai po e shkundte.

"Jace! Të betohem në Zot se nëse e ke bërë këtë…", Jace kishte hapur sytë, i tmerruar. "Më thuaj çfarë dreqi je duke bërë"? "I ke shitur një fëmijës! Studentit tim, Jace!" Ai hodhi xhepat e zbrazët atij në fytyrë. fytyra ime po digjej. Këmbët mu këputën. Stomaku im po sillej. "Aksidenti i Sarah-s nuk kishte të bënte me ty. Vdekja e nënës nuk ishte faji yt. Por të betohem në Zot, nëse i ndodh diçka atij djalit, ti i ke fajet, ti i ke fajet dhe askush tjetër Jace". Jace u ngrit, i habitur. "Për çfarë dreqin e ki fjalën Danny, Unë nuk kam bërë gjë-". "Ne duhet të shkojmë", tha Daniel-i, duke më kapur për dorë dhe duke më nxjerrë jashtë. "Nëse ai vdes, Jace… Nëse ai vdes, kjo ka për të ndodhur për fajin tënd"! Nëse ai vdes? Fillova të qaja përsëri. Sepse e kam ditur sepse tashmë kishte vdekur.

KAPITULLI 30

 Lëre. Ashlyn, Natën e kaluar kam dëgjuar Zr. Daniels të luftonte dhe rrihej me të vëllanë e tij për drogën.. kam huazuar disa nga tabletat e atij djalit. Të lutem bëja me dije se i kam lënë të holla të gatshme.

KAPITULLI 31

Yjet eksploduan dhe unë kisha lindur. Të lutem më quaj Tony. ~ Ryan Turner Ryan Turner, i biri i Rebecca Turner, vdes në një aksident të tmerrshëm trafiku në këndin te "Jefferson Avenue and Pine Street". Historia nganjëherë përsëritet. Sonte, shpirtrat qajnë, si në tokë po ashtu edhe në qiell.

KAPITULLI 32

 Nuk ka lidhje se çfarë ndien.. Vetëm dije se janë reale. "Mirdita të gjithëve. Unë jam atë Evans. Nëse të gjithë mund të shkojmë brenda, besoj se do të jemi të gatshëm të fillojmë me ceremoninë". (vijon)

(Kosova Sot Online)