Roman dashurie: Mbrojtësi (2)

  • A.P /
  • 16 janar 2022 - 09:57
Roman dashurie: Mbrojtësi (2)

"Çka tani?"- e pyeta duke u nisur kah ajo. Ajo ma dha një copë letër dhe një laps. "Pas pesë vjetësh, ku e sheh veten tënde?" Ajo e hodhi shikimin kah copa e bardhë e letrës. "Shkruaj. Dhe, pasi unë të shkoj në fakultet, pasi t'i të fillosh ta rindërtosh këtë vend... ne do t'i këmbejmë shënimet tona. Aty ku filluam". "Je tepër dramatik", qesha dhe turfullova, në të njëjtën kohë. Por, shkrova dhe e futa letrën në xhep. Edhe ajo e bëri të njëjtën. "Më mirë të shkoj. Por, a do të takohemi nesër në shkollë"? "Po, shihemi nesër".Ajo m'i kishte ngulur sytë. Ishte shpirti ai që më çoi në drejtim të saj dhe, pasi e përqafova, u ndjeva shumë më mirë. Shikova qiellin i cili kishte filluar të errësohej, derisa nuk doja që ta lija atë të shkonte. "Kuptoj pse po largohesh. Kuptoj që dëshiron ta gjesh vetveten, ti e meriton këtë. Nuk ka asnjë njeri në fytyrë të tokës, që meriton ta gjejë vetveten më shumë se ti. Por, nëse për ty është OK, do të doja t'i thosha të gjitha që më kanë vluar në kokë së fundmi. Dhe, pasi të përfundojë, dua që t'i të largohesh nga unë dhe të shkosh në drejtim të veturës". "Daniel…" hezitoi ajo. "Urdhëro? Të lutem, Ashlyn".

Shikimi i saj përsëri u ul poshtë e, kur më shikoi përsëri, pohoi me kokë. Iu afrova më shumë. Ia putha veshin dhe i pëshpërita. "Mendova se të kisha shpikur. Mendova se isha duke jetuar në një botë me errësirë dhe kisha ëndërruar ekzistimin tënd. Kështu të kishte paramenduar mendja ime, duke të të vendosur në atë tren me muaj të tërë më parë. Por, më pas kuptova se kurrë nuk do të kisha mundur të ëndërroja diçka kaq të bukur. Ti je arsyeja që njerëzit besojnë në të nesërmen, ti je zëri që i tremb hijet. Ti je dashuria që më bën të marr frymë. Për këtë shkak, gjatë sekondave vijues, do të jem egoist. Do të them gjëra të cilat nuk dua që ti t'i dëgjosh. Mos ik. Rri me mua. Të lutem, Ashlyn. Më lejo që të jem gjithçka për ty. Më bëj pjesë të jetës tënde. Mos! Ik!" U largova paksa nga ajo dhe u ndjeva në faj për shkak të lotëve të saj. Ajo ma dha një buzëqeshje dhe bëri me kokë. Hapat e saj drejt veturës ishin të ngadalshëm dhe ajo u kthye sërish kah unë. "A do të jesh ti këtu? Pasi ta gjej vetveten"? "Të premtoj"! Hyra në ndërtesën e shkollës dhe pash Ashlynin duke qeshur te ormani i saj me Jake-un dhe Hailey-n. Duke kaluar pranë ormanit, pashë fotot e bostanit që e mbulonin atë të tërin. Qesha me të derisa i shikoja edhe të tjerët. Sytë e gjelbër të Ashlyn-it u kyçën me të mitë dhe ndjeva zemrën time sesi rrihte më fort. Ajo buzëqeshi dhe më dha kurajë. "Ky ishte shikimi më romantik që kisha parë ndonjëherë në jetë", e nguci Hailey atë. Unë vazhdova të ecja. "Nuk është rrenë", u kyç edhe Jake, "edhe vetë fillova që të ndihem romantik, duke ju shikuar juve". Kjo më bëri që të qeshesha, por nuk u ktheva prapa. Për shkak se e dija që, po të shikoja prapa, nuk do të isha në gjendje që ta lejoja këtë të ndodhte. Do ta mbaja për vete dhe do t'i thosha që të mos largohej. "Dan", dëgjova zërin e Henry-t që më thirri, me një shikim të zymtë në fytyrë. "A mund të vish në zyrën time, shpejt"? Ai ishte i lënduar, pasi që e dinte se Ashlyn do të kthehej në Çikago. Sytë sikur i qisnin gjak. E njihja atë ndjenjë. (vijon) 


(Kosova Sot Online)