Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (3)

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (3)

Për dy minuta ka sjellë një shishe dhe një gotë, e më pas ka marrë pakon me mbulesë. - Kjo është e tëra? - Natyrisht, a dëshiron të tregoj se si vishet? Buzëqeshi. - Nuk ke nevojë. Në fund të fundit, mbulesa është sikurse një lloj thesi, e hap dhe e mbuloj fytyrën. Më prit këtu. U mbyll në një dhomë në fund të korridorit, ndërsa që unë jam rehatuar në kauç dhe po prisja. Jam ndjerë i relaksuar dhe i lumtur. Mezi kam përfunduar pijen pa i mbyllur sytë. Madje, ndoshta edhe isha dremitur pak, sepse kur Selvija erdhi më thirri dhe i hapa sytë, e ajo ishte pranë meje. Pranë kauçit po qëndronte Selvija në mbulesën e kaltër, e cila nuk kishte mbuluar fytyrën, kështu që dukej krejt ndryshe.

Jam ngritur në këmbë dhe kam shikuar sytë e saj se si po shkëlqenin përmes hapësirës së mbulesës. Jam ndjerë çuditshëm, pothuajse kam gabuar diçka. - Si po ndihesh? Zëri i saj më dukej aq larg, pothuajse i panjohur derisa më është përgjigjur: - Shkëlqyeshëm. Unë shoh secilën hollësi te ti, kurse ti mua aspak jo. Nuk e di madje as kush jam. - E di shumë mirë se kush je - kam buzëqeshur. Dhoma gjysmë e errët po ndikonte çuditshëm tek unë. - A je i sigurt? Prej nga më dallon mua? - Nga zëri. Ajo qeshi me zërin e saj të butë. - Oh, për nga zëri! Por çfarë po shikon prej meje? - Shikoj sytë e tu. I jam ofruar dhe kam ndjerë aromën e bukur të parfumit të saj ekzotik. Sytë pothuajse i kishte pranë të mive, me shkëlqim sikurse një yll në qiell.

Me fytyrë i kam kaluar përmes fytyrës, duke ndjerë atë nën gishtërinj. Kur me gishtin tregues kam prekur buzët e saj, kam ndjerë se si po shkrihen dhe pushtojnë gishtin tim. Për disa minuta gjuha e saj po luante me gishtin tim. Më pas, me zërin e saj të butë e të qetë më tha: - Kushedi se si është të puthësh në mbulesë? - Nuk puthen në mbulesë. Në fakt, nuk besoj se puthen fare. Por edhe mua më intereson si duket kjo. I jam afruar dhe kam lëshuar buzët në pëlhurën sipër.

Kam ndjerë gjuhën e saj. Frymëmarrja i ishte shpejtuar, e sytë kishte mbyllur. Ishte kjo një puthje e bukur. Me zë të lehtë i thashë: Mua po më pëlqen, e ty? Ajo mori frymë thellë. - Po, shumë. Më puth përsëri. Mezi kam pritur t'i bashkoj buzët e saj me të miat. Kam ndjerë se si fluturat po më dridhnin trupin. Gjoksin e saj e kam ndjerë në gjoksin tim. E kam kapur për bel dhe e kam tërhequr ndaj vetes. E kam afruar më afër dhe ia kam shtrënguar shpinën. E kam kuptuar se nën mbulesë nuk kishte të veshur asgjë dhe kjo edhe më shumë më ka ndezur. E kam mbajtur fort, kam dashur ta ndjej trupin e saj se si po ngjitet për trupin tim. I thashë i heshtur: - Dua të bëj dashuri me ty, Selvije. E kishte kapluar kënaqësia, ndërsa unë me duart e mia po vazhdoja të futja duart nën mbulesën e saj. Ishte e mahnitshme dhe e bukur t'ia prek pjesët e saj intime sipër mbulesës së butë.

E kam kapur në duar dhe e kam dërguar te shtrati. E kam shtrirë dhe kam vazhduar ta puth derisa kam ndjerë ofshamën e saj se po kënaqej. Kur e kam kuptuar se asnjëri prej nesh nuk po mundet të ndalojë, shpejt kam hequr rrobat e mia nga trupi dhe ngadalë ia kam zhveshur mbulesën. Trupi i saj m'u zbulua, ndërsa me lehtësi hipa sipër saj, duke e kuptuar se diçka të tillë e kisha pritur gjithë jetës time. Ishte kjo një natë e gjatë, për të dy neve. Selvija nuk dëshironte ta zhvishte mbulesën nga vetja, e unë kam bërë dashuri duke e lëvizur atë sa në njërën anë, sa në tjetrën. Sa buzëqeshnim, sa putheshim me pasion. (vijon)

(Kosova Sot Online)