Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (77)

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 15:46
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (77)

Një lot ra teposhtë faqes sime dhe unë tunda kokën. "Një problem i dyfishtë"? Ai u afrua dhe m'i puthi lotët. "Duhet ta bëjmë një shkrim për ta". Ai shkoi në dhomën e ditës dhe çdo gjë nga tavolina qiti në tokë. Pasi ma kapi dorën, ai më bëri që të ulesha në kauç. Qeshesha derisa ma vendoste lapsin në dorë dhe u afrua te tavolina, sikur të ishte fansi më i madh i imi. Gjë që edhe mund të ishte. Ai e vendosi libri e parë në tavolinë. E hapa dhe ofshava. "Daniel…" Brenda mbështjellësit të librit ishte unaza e fejesës, të cilën Bentley ia kishte dhënë Gabby-t. Dhe, libri tanimë ishte i nënshkruar.

Aty shkruante, "A do të martohesh me mua, z. Jennings?", të nënshkruar nga vetë z. Daniels. Lotët më ranë faqeve dhe i buzëqesha atij. Ai më tha se duhej ta shkruaja përgjigjen dhe ta nënshkruaja. Natyrisht, shkrova përgjigjen "po". Dhe, më pas e nënshkrova këtë përgjigje për herë të parë me emrin të cilin do ta përdorja gjatë tërë jetës sime. Zonja Daniels. EPILOG Ne duhemi. "Romeo's Quest" Ashlyn u kthye në shkollë, duke mbaruar dy vitet e fundit të kolegjit. Ne ia kishim caktuar vetes si detyrë që ta vizitonim njëri-tjetrin sa më shpesh që të ishte e mundur dhe, pasi që ajo u kthye në Exhvud, ajo erdhi që të jetonte në apartamentin tim. Gjatë vitit të ardhshëm vetëm sa e thellonim më shumë dashurinë tonë, duke zbuluar fakte rreth njëri-tjetrit, të cilat më parë as që i kishim ditur.

Ajo vazhdoi me shkrime dhe sa vinte e përsoste stilin e saj. Vendosi që ta kryente edhe masterin, por kësaj here të mos largohej aq shumë nga shtëpia. Në shtëpi! Aty edhe ishim, në shtëpi! Dhe, sot nuk isha nervoz. Por, duart i kisha të djersitura dhe nuk mund ta lidhja kravatën. "Merr frymë, Daniel…" Ku dreqin ishte kumbara im? A nuk do të duhej ai të më ndihmonte me gjëra të tilla? Natyrisht se jo. Jace nuk do të dinte ta lidhte këtë kravatë. I fshiva duart dhe përsëri iu rreka lidhjes së kravatës. "Si shkon?" E ngrita shikimin dhe pash Henry-n duke qëndruar në derë, me smoking dhe me kravatë të lidhur në mënyrë të përkryer. Hezitova pak pasi e pashë atë, por nuk mund të them se isha nervoz. Apo, ndoshta edhe isha pak! "Kjo kravatë është duke më vrarë dhe Jace-n nuk jam duke e parë askund".

"Më lejo", tha ajo, duke m'u afruar. Ai filloi që të më ndihmonte dhe unë ofshava. Tani me të vërtetë isha nervoz. Henry gati gjithmonë më bënte të ndihesha nervoz. "Ajo është diçka tjetër, apo jo?" "Po, është". Ai ma lidhi kravatën sikur të ishte profesionist në këtë drejtim. "Nëse e lëndon atë, do të të vras dhe do të bëj që të duket si aksident". Qesha me të madhe, por pash se shikimi i tij ishte me të vërtetë i frikshëm. "Henry", thashë duke u kollitur. "Dan". "Je duke ma nxënë frymën". Një buzëqeshje e turpshme u paraqit në fytyrën e tij dhe ai ma liroi paksa kravatën. Ai u largua disa hapa nga unë dhe më tha përsëri.

"Trajtoje mirë vajzën time, bir". Kur më tha 'bir' kjo më bëri përshtypje të madhe. E falënderova për ndihmën. "Vetëm ta lidha kravatën. Asgjë të rëndësishme". Por, që të dy ne e dinim se ai kishte bërë shumë më shumë se kaq. Ai u largua dhe hapa zarfin që ma kishte dhënë. Aty ishin dy letra. E nxora letrën e parë dhe fillova t'i lexoja fjalët e saj. Z. Daniels, Përgjigjja në pyetjen se ku dua që të jem pas pesë vjetësh: thjesht, me ty! Të dua përjetë, Ashlyn! (vijon)

(Kosova Sot Online)