Ngjarje e vërtetë: Si u dashurova në gruan e shokut më të ngushtë? (4)

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Si u dashurova në gruan e shokut më të ngushtë? (4)

- A mundem edhe unë me ju - e pyeti. - Të kam thënë që kjo ekskluzivisht është takim mes burrash. Nuk do rri gjatë, vetëm sa t'i takoj miqtë nga shoqëria e vjetër - tha Ariani. Po ndihesha si një budalla, e për asgjë nuk i kisha fajet. Situata në të cilën më kishte futur Ariani ishte me të vërtetë e pakëndshme. E kam kuptuar se më së miri ishte të largohem sa më shpejt. Dhe, përderisa Ariani i lumtur si një fëmijë i vogël po përshëndetej me mua, Ganja ma ka hedhur një shikim përplot me qortim, të cilin për një kohë të gjatë nuk e kam harruar. Sa çudi. Kam pritur se do t'i bashkohem një pamjes së një martesës së lumtur, që duhej të më bindte se sa më shpejt edhe unë duhet të martohem, por kam takuar mikun tim si një luan në kafaz.

Ndoshta do të duhej të më shtynte të mendoj, po mendoja me veten, e ndoshta as unë nuk duhet si miku im nuk jam i krijuar për t'u martuar dhe në fund do ta vajtoja të kaluarën. Por, e kam ditur se nuk ishte ashtu. Kam ndier mospërfillje ndaj Arianit dhe sjelljes në fytyrën e tij. Nuk po mundem ta kuptoj si mundej ta mashtronte një krijesë kaq të bukur sikurse Ganen, e cila me asnjë kusht nuk e meritonte një sjelle të tillë. Pos kësaj, Ariani kishte kërkuar përkrahjen time, kështu që në sytë e Ganes isha unë ai që po e shtynte Arianin të dilte. Kjo nuk ishte e drejtë. Mbrëmjen tjetër, pra, miku im u shfaq në kafenenë e vjetër. Ishte i rregulluar mirë dhe po shkëlqente nga lumturia. Së bashku jemi nisur për në diskotekën që po hapej dhe së bashku me Arianin më dukej se jemi kthyer në kohërat e vjetra. Sa dëm që tani situata ishte paksa më ndryshe dhe ne nuk ishim personat e njëjtë. Që të dy kishim ndryshuar: unë pas aventurave të shumta isha i lodhur nga jeta e natës si kjo, e mikut tim, pas vetëm një viti martesë, kishte filluar t'i mungonte dalja natën me miqtë. Ariani nuk po humbte kohë, po përzihej me shumë njerëz dhe pas vetëm gjysmë ore u kthye me një bukuroshe ezmere, nga e cila nuk u ndamë më pjesën tjetër të mbrëmjes.

Nuk po mundohej aspak para nesh t'i fshihte qëllimet e tija dhe pas një kohe me bukuroshen e zemrës u zhduk diku. Jam pyetur me veten time se çfarë bënte në atë moment Ganja, a i shkonte mendja se burri i saj po e tradhtonte? Sipas fytyrës së saj kur jemi takuar, do të thosha se ishte e vetëdijshme për këtë. Po bashkëndjeja me të dhe gjithë natën më nuk kam mundur të disponohem. Atë mbrëmje, në vend se të hidhem ta pushtoj ndonjë vajzë, me dëshirë qëndroja anash dhe vëzhgoja. Një nga miqtë e mi më tha se jam plakur. Por unë isha mërzitur dhe isha i lodhur. Në fund të mbrëmjes disi i rendë jam kthyer në shtëpi. Ariani e lashë me ezmeren e tij, duke menduar se si Ganja do të më fajësonte mua se bashkëshorti i saj po vonohej.

Nuk e di se unë nuk kam lidhje me këtë. Nuk kam dashur që ajo të vuajë, por nuk e kisha të qartë pse kaq shumë brengosesha për të? Fundi fundit, nuk e njihja aq mirë, ishte gruaja e mikut tim dhe kjo ishte e tëra. Por, edhe para se të flija po mendoja për të. Edhe mëngjesin tjetër, atë e kisha në mendime dhe po pyetesha nëse Ariani ishte kthyer në shtëpi. Me siguri e ka gënjyer se kishte dalë hatri i miqve. Ndoshta ajo shtiret se i beson, erdha në përfundim, ishte tepër e mençur sa mos ta njihte bashkëshortin e saj. Para syve e kisha atë shikimin e saj akuzues që ma kishte lëshuar atë mbrëmje kur burri i saj kishte vendosur të vinte me mua në hapjen e diskotekës. (vijon)

(Kosova Sot Online)