Gjithçka që duhet të dini për intimitetin nëse ndodheni në një marrëdhënie

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 10:48
Gjithçka që duhet të dini për intimitetin nëse ndodheni në një marrëdhënie

Intimiteti është i rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme që përfshin intimitet fizik dhe emocional.

Ajo forcon lidhjen emocionale dhe rrit dashurinë për njëri-tjetrin. Sipas Mindbodygreen.com, një portal për stilin e jetën, intimiteti është një koncept i gjerë që secili e përshkruan ndryshe. Nëse dëshironi të jeni intim me dikë, fillimisht duhet të krijoni një lidhje me atë person.

Ekzistojnë 12 lloje të ndryshme intimiteti dhe secila prej tyre është një mënyrë për ne që të lidhemi dhe të ‘ushqejmë’ besimin me partnerin tonë. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm për disa fakte për të përmirësuar intimitetin emocional dhe seksual në marrëdhënien tuaj.

12 intimitetet në jetën e njeriut përfshijnë:

1) Intimiteti i komunikimit

2) Intimiteti estetik

3) Intimiteti i punës

4) Intimiteti i përkushtimit

5) Intimiteti krijues

6) Intimiteti konfliktual

7) Intimiteti shpirtëror

8) Intimiteti intelektual

9) Intimiteti emocional

10) Intimiteti seksual ose fizik

Pavarësisht se si lidheni, ekziston një fushë e intimitetit në të cilën ju dhe partneri juaj mund të përqendroheni teksa nxitni marrëdhënien tuaj. Të jesh në gjendje të shprehësh emocionet e tua është një formë e intimitetit emocional. Të qenit emocionalisht intim me dikë ndërton besimin mes dy individëve. Aftësia për të shprehur mendimet dhe ndjenjat tuaja në çift forcon lidhjen tuaj.

Intimiteti seksual ndërton një lidhje të fortë emocionale midis dy partnerëve. Kur dy individë diskutojnë hapur nevojat dhe dëshirat e tyre, intimiteti i tyre seksual rritet.

Është gjithashtu e zakonshme që partnerët të kenë pikëpamje të ndryshme për intimitetin pasi secili ka këndvështrimin e tij ose të saj për të. Individët e shohin botën përmes sjelljeve, përvojave dhe marrëdhënieve të tyre në të kaluarën.

Këto gjëra kanë një ndikim në mënyrën se si ndihet për intimitetin. Duke përmbushur kërkesat e partnerit tuaj për intimitetin, ju po tregoni se jeni të vendosur të dëgjoni dhe të veproni sipas nevojave të tij/saj.