Çfarë i bën trupit mungesa e marrëdhënieve s*ksuale?

  • G.G /
  • 28 February 2022 - 09:53
Çfarë i bën trupit mungesa e marrëdhënieve s*ksuale?

Ka faza kur jeta seksuale vihet në pritje dhe kjo është krejtësisht normale. Por çfarë i bën trupit tonë mungesa e seksit?

Këto janë probleme të mundshme që sjell në mendje dhe në trup.

Rezistenca ndaj stresit zvogëlohet

Seksi është një mënyrë ideale për të reduktuar stresin. Kjo mund të shpjegohet shkencërisht sepse marrëdhëniet seksuale ulin stresin dhe presionin e gjakut.

Sistemi imunitar është i dobët

Ata që bëjnë seks janë më pak të ndjeshëm ndaj ftohjes. Në mukozë gjenden antitrupa të shumtë, të cilët janë armët tona më të forta kundër viruseve dhe baktereve. Nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale, nuk i keni antitrupat e përmendur.

Rreziku i sulmit në zemër rritet

Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) ka hetuar sesi seksi ndikon në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Në njerëzit që jetonin me mungesë, jo vetëm që rreziku i sulmit në zemër ishte më i lartë, por ndikon edhe në rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Rënie e vetëbesimit

Në studimin e tyre, Universiteti Cornell vërtetoi se njerëzit seksualisht aktivë janë më pak të prirur ndaj ankthit ose depresionit dhe kanë më shumë vetëbesim.

Probleme me memorien

Autorët e studimit nga Universiteti i Maryland-it supozojnë se seksi i rregullt mund të mbrojë kundër demencës në planin afatgjatë.

(Kosova Sot Online)