Roman dashurie: Lulet e djegura (13)

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 15:47
Roman dashurie: Lulet e djegura (13)

E pra, çfarë më thua për veten, përse nuk ke licencë apo punë për së vërteti sikurse kushëriri yt" ia ktheu ajo për të qenë në qendër të vëmendjes. Por, ajo po thoshte më shumë për veten e saj me përqendrimin e saj se sa që mund ta imagjinonte. Nëse pyetja e kishte ofenduar, ai nuk e kishte treguar këtë. Në vend të kësaj, ai ia kishte kthyer menjëherë. "Sepse më pëlqen aventura për të bërë diçka ndryshe për çdo ditë, dhe më pëlqen të jam shefi i vetvetes. Po ashtu do të thotë se nuk kam pse t'i mashtroj njerëzit për shumë të holla për një punë pa lidhje riparimi sikurse që bën kushëriri im.

Po ashtu më mban të hapur ndaj ndonjë mundësie që më vjen pranë, më freskon". Përgjigjja e tij e kishte habitur atë derisa ajo ishte habitur se si dikush mund të jetonte ashtu, duke mos e ditur se çfarë pason më pas. "A nuk është pak jostabile kjo"? "Ah, varet se si e shikon" filloi ai, duke fshirë djersët nga vetullat. Ai kishte pare se si po i skuqeshin faqet. Kishte diçka kaq normale për të, kaq rehatshëm. Ishte diçka që kurrë nuk mund ta nxirrte nga vetja. "Do ta imagjinoja sikur të kisha një familje dhe do ta kisha më të vështirë, por se kjo është pjesë e aventurës. Dhe unë nuk e kam familjen. Jam vetëm unë. Do të befasoheshe sa e komplikuar është jeta ime shkaku i kësaj".

Clarke kishte tkurrur sytë e saj dhe po e shikonte, dukej qartë se nuk i kishte pëlqyer kjo që i tha. "Dyqani im nuk ka dështuar. Vetëm se ka nevojë për riparim, prandaj edhe të paguaj për këtë, dhe, vetëm se jam kaq e organizuar nuk do të thotë se nuk di të kënaqem. Kënaqem kur e di se çfarë do të ndodhë pastaj. Ky është stabilitet dhe suksesi të cilin gjithmonë e kam dashur". "Matja e suksesit nuk bazohet në dijen se çfarë pason dhe kjo nuk është e mençur. Merreni shembull këtë zjarr për shembull. Nuk ke mundur ta parashikosh apo ta parandalosh.

Sipas standardeve tuaja, kjo do të thotë se ke dështuar. Jeta jo gjithmonë shkon sipas planeve tuaja, kështu që unë më mire nuk planifikoj gjë. Në këtë mënyrë, gjithçka është befasi pa zhgënjime". Ai i dhuroi edhe një të buzëqeshur. Clarke solli kokën, në pamundësi ta kontrollojë situatën. Nxori çelësat nga çanta dhe i vendosi në një kënd. "Të lutem mbylle kur të dalësh. Tani po shkoj në shtëpi, por do të kthehem ta shikoj punën që në mëngjes". Ajo doli nga aty derisa flokët po i valëvisnin.

KAPITULLI I NËNTË

Clarke shkoi në dyqan rreth orës tetë të mëngjesit me gotën me kafe në dorën e saj të djathtë. Flokët i kishte lidhur në një bishtkali, kishte veshur një pale xhinse të bukura dhe një këmishë. Nuk kishte arsye për të që të qëndronte në dyqanin plot pluhur. Vince tashmë ishte atje dhe ai ia kishte hapur derën asaj. Ajo vërejti se aty ishin edhe katër punëtorë tjerë që po gërryenin. Ajo nuk po mund të shihte gjë, derisa edhe zhurma nga jashtë që ishte future Brenda atë e kishte bërë më nervoz, sepse dikush po vraponte për punë e të tjerët për në shkollë. (vijon)

(Kosova Sot Online)