Ngjarje e vërtetë: Faji i nënës më la i dashuri (2)

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Faji i nënës më la i dashuri (2)

- Ti je e përsosur - më thoshte Roberti. - Faleminderit - i thashë me krenari. Gjithmonë e thoshte atë që e mendonte. Ishte një gurman i vërtetë, kënaqej me ushqimin, jetën, dashurinë dhe gjithçka që i ofronte jeta. Para fundit të darkës, kam dëgjuar trokitjen në derën e hyrjes. E shikova Robertin me habi. Ai vetëm rrudhi krahët. Nuk na kishte lajmëruar askush se do vinte. Shpeshherë dilnim me miqtë, por kësaj radhe kemi dashur të jemi vet. - Duhet të jetë dikush prej fqinjëve - e thashë atë që më shkoi mendja. - Shiko kush është - më tha Roberti. Vazhdoi me ushqimin.

U ngrita pa vullnet. U nisa drejt derës së hyrjes. Në fytyrë m'u shfaq pak hidhërim. Nuk pëlqeja kur dikush ma ndërpret ushqimin apo fakti se mund të trokasë në derën e dikujt secili në secilën kohë. Shikova nga vrima dhe vërejta një grua. Mos ka ardhur për lëmoshë … po flisja me veten time. Jo, isha e sigurt se jo. Nuk e di përse e kam hapur derën. Ndoshta për faktin se ajo përsëri trokiti dhe nuk kishte lënë të kuptohej se po dorëzohej. Kur u takova sy më sy me të, e shikova ftohtë. - Urdhëroni, i thashë me zë aspak miqësor. - Diana - nuk e di prej nga ajo grua e dinte emrin tim.

Me siguri e kishte lexuar në derën time. Shpjegim tjetër nuk kishte. - Çfarë dëshironi - e pyeta me vrazhdësi. Kisha harruar sjelljen e mirë. Isha në territorin tim, në vendim ku ndodhej gjithçka imja, privatësia ime. E me xhelozi këtë e ruaja nga jashtë. - Vallë nuk më njeh - më pyeti ajo gruaja. Hyri në banesë. U soll përreth. Isha e shtangur sa për të reaguar. Unë vetëm po qëndroja përpara saj e ngrirë. - Nuk ju ftova të hyni brenda - i thashë me zë të lartë. - Për hir të Zotit - gruaja më pas ka fyer. - Unë jam nëna jote - më tha. Më bëri me kokë.

E kam ditur se kam nënë, personin që më kishte lindur, por emri "nënë" nuk merret vetëm me lindje, por se duhet merituar ky emër. Isha e mahnitur dhe e mllefosur njëkohësisht. Para meje ishte personi që më kishte lënë te gjysha me tre muaj dhe kurrë nuk kishte pyetur si jam, e as që ishte brengosur. Çfarë po dëshironte tani? - Unë nuk kam nënë - i thashë e zemëruar. Në fakt edhe mendoja ashtu. Gjyshja kishte marrë rolin e saj. Po sikur të mos ishte ajo? Ku do më leje atëherë? Në rrugë? Nuk kam dashur të mendoja rreth kësaj. - Ke nënë - më shikoi kjo grua me shikimin me shkëlqim. Ishte e qartë se kishte ndonjë gotë më shumë verë.

Disa shprehi të vjetra vështirë t'i heqim, e ajo gjithmonë kishte probleme me pijen. - Unë jam nëna jote - ma tha përsëri atë që nuk duhej. Në atë moment para syve të m'i kalojë e gjithë jeta, gjithë ato natë kur vuaja ta quaj dikë nënë, por se dëshira kurrë nuk më ishte realizuar. Kam dashur një puthje, një dorë për të më ledhatuar, personin që d të më kuptonte, e të mos ishte gjyshja ime dhe të gjitha ato dëshira ishin të parealizuara. Më kishte braktisur kur kisha më së shumti nevojë për të. As që ka kthyer kokën, nuk kishte shikuar çfarë kishte lënë prapa. Dhe tani ajo grua e pacipë erdhi në shtëpinë time dhe quan veten me emrin që nuk e meriton. Tmerr. - Shko nga këtu - tashmë më humbi durimi. Durova mjaft. Kurrë nuk isha më e vrazhdë se në atë moment. (vijon)

(Kosova Sot Online)