Ngjarje e vërtetë: Faji i nënës më la i dashuri (9)

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 15:53
Ngjarje e vërtetë: Faji i nënës më la i dashuri (9)

Në rregull. Kjo është për ty - ma ofroi zarfin dhe shkoi. Kam qëndruar edhe për disa momente në vend. Nëpër fytyrë më kaloi një hije. Pa marrë parasysh se çfarë ndodhej në atë zarf, nuk e zgjoi kureshtjen. Nuk e kam hapur menjëherë. Kam shkuar në banesë dhe vetëm dikur më vonë gjatë mbrëmjes më ka rënë ndërmend për të. Jam rehatuar në kauç dhe e kam hapur. E shokuar e kam vështruar përmbajtjen që e kisha në dorë. Roberti kishte blerë nga nëna ime pronën dhe e kishte vendosur në emrin tim.

Ia plasa vajit. Se ishte pishman, nuk kishte mënyrë më të mirë për ta shprehur. Atë që e kisha konsideruar të humbur dhe pa kthim, përsëri ishte imja. E dinte çfarë domethënie ajo pronë kishte për mua, e dinte gjithë të vërtetën, por kishte nevojë që atë të vërtetë, kur nëna ime ishte në pyetje, ta shikonte nga perspektiva tjetër. Kam ndjerë përgjegjësinë. Derisa unë kam menduar se më kishte lënë pa fjalë, ai kishte bërë gjithçka që ta përmirësojë atë që kishte bërë. Nuk kisha nevojë për fakte më të forta se më dashuronte. E unë mendoja se më kishte braktisur përgjithmonë, kam menduar se isha e vetme. Një shpresë e re po zgjohej te unë, shpresa e përzier me fatin.

Se e dinte se po e shiste pronën? Si e kishte gjetur nënën time? Kishte shumë pyetje aty për të cilat nuk dija përgjigjen, por do ta kuptoj. Më aty nuk kishte dyshime. Ishte tepër vonë ta thërras, por edhe e kishte merituar të mundohej pak. Buzëqesha e lumtur, duke përqafuar letrat që kishte domethënie të madhe në atë se çfarë shkruhej. Kisha arsye që përsëri t'i gëzohem të ardhmes time. Më ishte kthyer prona. Roberti kishte treguar se dëshiron të jetë pjesë e jetës sime, e nëna me siguri se do të kënaqet me pjesën e të hollave.

Nevojitej shumë pak në mënyrë të fati të më buzëqeshte, por edhe të më kthehej ai. E kam ditur se në të ardhmen di ta vlerësoj atë që deri më tani nuk e kam bërë. Mospajtimet dhe keqkuptimet që i kisha pasur me Robertin do të fshihen dhe pas të gjitha këtyre gjërave, do të pranoj që të martohem me të. Me një shikim ëndërrimtar po tentoja ta imagjinoj të ardhmen time, e atë që kam mundur ta shikoj, më pëlqente dhe më jepte shpresë. /FUND/

NGA NESËR MUND TA LEXONI NJË TREGIM TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

(Kosova Sot Online)