Ngjarje e vërtetë: Na ndanë ambiciet batica e dashurisë e prindërve të tij (4)

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 14:33
Ngjarje e vërtetë: Na ndanë ambiciet batica e dashurisë e prindërve të tij (4)

Do ta shohësh nesër - i premtova. Kam shkuar në banesën e nënës time. Për fat, unë dhe Roberti kemi pasur dhomën tonë. Nëna po qëndronte nga anash. Nuk më jepte këshilla, e as po dëshironte të ndikonte në vendimin tim në asnjë mënyrë. - Çfarë po planifikon - më pyeti kur Roberti shkoi në pushimin e pasdites. - Nuk e di - rrudha krahët. Vetëm e di se atje nuk mundem ta kaloj asnjë minutë të vetme. Nëse do të bëja këtë, do të çmendesha. Natyrisht, isha e tensionuar. Kam pritur të vjen Leka, por ai as nuk ka thirr. Nuk kishte kohë ta bënte këtë. Sa absurde! Në çfarë ishte shndërruar ai?

Dikur ishte aq romantik, përplot me plane, kishte vizion për të ardhmen, e tani nuk kishte gjë tjetër pos punës. Madje shkaku i punës e humbi dhe familjen. Po shpresoja kjo ta kthjellte, thënë më mirë isha e sigurt se do të ndodhte kështu. Duket se kisha gabuar. Çfarë kishte nga puna? Asgjë. Paratë që i kishte grumbulluar ishin te prindërit e tij. Nuk kishte shtëpi të veten, jetonte në të tyren. Rregullat ia përcaktonin të tjerët. Nëse ai nuk e vëren ku është gabimi, atëherë kam vepruar mençur që e kam braktisur. - Ti më je më e rëndësishmja - më tha nëna. shikohu - bënte me dorë drejt meje.

Dukesh thuajse ke refuzuar ushqimin. Ke nevojë për një shujtë të mirë, ushqimi bën çudinë - tha ajo me buzëqeshje. Kam përgatitur gjellën tënde të preferuar - më tha derisa po ngrihej. I buzëqesha. Sjellja e saj më preku. Nuk i kam kushtuar dhe aq vëmendje, por pasi kam kaluar vite në një familje tjetër, e kam kuptuar se gjestet e vogla janë me domethënie të madhe. Pas ushqimit i buzëqesha nënës. - Si do të veprosh tani - më pyeti. - Nuk e di - ia ktheva. Jam menduar mjaft. - Kam të holla të kursyera - më tha ajo. Hap një punë nga e cila do të kesh fitim mesatar. Pos dashurisë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Pa marrë parasysh situatën, ti ke kë ta duash. - Unë nuk e kam asnjë cent - i thashë. Kjo ishte e vërtetë.

Vitet e punës ia kisha dhuruar dikujt tjetër. Kisha ushqim, fatura të paguara, Roberti i kishte të gjitha, e pjesa tjetër e të hollave nuk ishte te unë. Për më të voglën gjë, të hollat duhej t'i kërkoja te vjehrra dhe asaj t'i jap llogari. Këtë as me nënën time se kam bërë. Më shumë kam pasur privatësi si vajzë. - Nuk ke pse të brengosesh - më tha nëna. që gruaja të respektohet, duhet të ketë pavarësinë, e ti nuk je skllave. Ndryshe nuk mundem ta përshkruaj atë që ke kaluar. Leka nuk të do. Nëse po, do të ndërmarrë diçka. Shpresoj se do ta bëjë - buzëqeshi. - Edhe unë - iu përgjigja, megjithëse nuk isha e sigurt nëse e dëshiroja këtë. Një kohë kam dashur ta kaloj vet me djalin. Zilja në dyert e hyrjes na ka ndërprerë. E shikova nënën. U mërrola. - Do ta dërgoj Robertin deri në qendër. Do të shëtisim pak - tha butësisht. - Cilido qoftë vendimi i yt, ke përkrahjen time - e theksoi secilën fjalë. Jam ngritur dhe u nisa te dera, Leka ishte para derës. - Çfarë po bën - më pyeti. Për hir të Zotit - mori frymë thellë. Me dorë lëmoi flokët. E kam shikuar në sy. Jo, aty nuk kishte mllef, kishte vetëm pikëllim e kjo më ka prekur. - Po bëj atë që është e domosdoshme - ia ktheva ftohtë. - Nuk është ashtu, me vite po ta them të kesh durim - më tha, e ende nuk ishte hyrë brenda. (vijon)

(Kosova Sot Online)