Roman dashurie: Batica e dashurisë (8)

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 16:03
Roman dashurie: Batica e dashurisë (8)

"Lumturi. Nëna ime mundet të thërras, por se nuk mundet ta lë as një porosi me zë se i vjen mirë që jam në rehabilitim"? zëri im ishte i thyer me fjalët e fundit. "Telefoni i tyre nuk i kishte pranuar gjysmën e thirrjeve të tyre". Ishte një arsyetim pa lidhje, sidomos për dikë si Kevin-i, që mund të vinte me një gënjeshtër pa shumë hezitime, por e kam fshirë. Ai vetëm tentonte ta ruante gjepurën, ndërsa unë vetëm po irritohesha. "E çfarë në lidhje me-" fillova unë. "Ata ju kanë dhënë një paradhënie prej njëzet mijë dollarë, dy të pestat që do të japin kur të ketë përfunduar filmi" tha ai, duke ecur nga ana tjetër për t'u ulur në karrige. "Pasi ta marr përqindjen nga pjesa e lënë-".

"Vetëm kaq" i thashë. E kam bërë këtë punë për një periudhë të gjatë kohore që pesëmbëdhjetë për qind që futen në mendjen time. Dhe tashmë janë në llogarinë time"? Kevin-i solli kokën. Jo, por do të jenë deri në fund të javës". Ndjeva se trupi im po lëvizte, se ishte i gjallë përsëri. Gjithçka do të jetë më mirë kur të jam në Havai. Së bashku me djalin e sërfit. Seksi dhe shumë i hijshëm, ky djali i skërfit. Mezi jam përpirë, derisa po ndjeja një tërheqje nga ai. Nuk mund të lejoja që ai të ishte pengesë. "Unë po shikoja rrotat në kokën tënde të vogël që po sillen. Mos bë diçka të marrë për ta shkatërruar veten" më tha Kevin, duke më zgjuar prej mendimeve të mija. Kishte një zë të mirë që po i përshtatej me sytë e tij të hirtë.

Ai po më shikonte ashtu për vite të tëra, por sot kur kokën e kisha të qartë, më kaploi më ndryshe. Sot, ishte e pamundur të mos gjallërohej imagjinata paralajmëruese e Kevin-it që më ishte thënë tri vite më parë. "Nuk je përgjegjëse mjaftueshëm për këtë Willow. Edhe një mundësi tjetër dhe do ta shkatërrosh veten tënde" më kishte thënë mua. Dhe disi, edhe pasi kisha pranuar këshillën e tij, kam vepruar ndryshe. Kevin-i kishte ngritur njërën vetull, por unë e solla kokën. "Kur nisemi, me cilin fluturim"? Ai arriti ta merrte valixhen time, kur e vërejti se unë nuk po ngrihesha ta marr.

Para kësaj, ai ma dhuroi një letër derisa unë vetëm sa isha rregulluar në shtrat. Kishte informata rreth punës time në shërbim të komunitetit në Havai, oficeri i lirimit me kusht që duhej t'i raportoja dhe adresa e trajnerit personal. "Më duhet të sigurohem që ta heq këtë prapanicë të madhe. Më lejo ta qëllojdo të jetë pjesa finale e kontratës time"? Pyeta me shaka derisa Kevin lëshoi një zë nga fyti. "Nuk duhet të gënjej as për këtë. E kemi bërë këtë për kohë të gjatë". Për fat të mirë, Kevin kishte vendosur ta mbyllte gojën. Mora informatat e trajnerit tim personal, duke arritur dokumentin e fundit. E studiova me kujdes biletën, në heshtje. Në më pak se katër orë, do të fluturoja nga "LAX", e unë nuk isha e gatshme. E edhe stomaku po gumëzhinte. Kevin e kapi valixhen. "Do ta dërgoj faturën derisa të vishesh"? "Të faleminderit", pëshpërita unë, derisa e shkova lehtas duke u larguar nga dhoma. (vijon)

(Kosova Sot Online)