E kishit menduar ndonjëherë? Ja ushqimet që dëmtojnë jetën s*ksuale

  • G.G /
  • 12 April 2022 - 11:13
E kishit menduar ndonjëherë? Ja ushqimet që dëmtojnë jetën s*ksuale

Ajo që zgjedhim të hamë çdo ditë, edhe nëse nuk e kuptojmë, ndikon në jetën tonë të përditshme dhe në fusha të ndryshme të saj si dhe në shëndetin tonë seksual.

Ndonjëherë një dietë e varfër rrit shanset për probleme të tilla si infertiliteti, disfunksioni erektil dhe ulja e libidos.

Ndaj janë disa ushqime që më së miri shmangen në sasi të mëdha pasi dëmtojnë jetën tonë seksuale.

Pije freskuese

Studimet kanë treguar se shurupi i niseshtesë, i cili është ëmbëltuesi kryesor në shumicën e pijeve joalkoolike në kombinim me sheqernat e përpunuara që përmban, dëmton enët e gjakut duke rritur nivelin e kolesterolit dhe duke rritur rrezikun e mosfunksionimit erektil.

Alkooli

Studime të ndryshme herë pas here kanë treguar se konsumimi i tepërt i alkoolit ndrydh dëshirën seksuale te femrat, pakëson hidratimin vaginal dhe vështirëson orgazmën, ndërsa tek meshkujt parandalon zhvillimin e ereksionit.

Ushqim i konservuar

Shumë kanaçe alumini përmbajnë BPA, një kimikat që mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit seksual. Një studim tregoi se burrat të cilët ishin të ekspozuar ndaj BPA raportuan performancë më të ulët në seks, por edhe ulje të kënaqësisë me jetën e tyre seksuale. Preferoni ushqimet e freskëta apo edhe ato të ambalazhuara në xhami apo material plastik që nuk ka BPA.

(Kosova Sot Online)