Ngjarje e vërtetë: E desha pa asnjë kusht (8)

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: E desha pa asnjë kusht (8)

Këto ishin specifikat, që më kanë tërhequr tek ai, ajo energjia pozitive që shihej në shikimin e tij, e jo dëshira e sëmurë që të lidhem me dikë i cili do të ishte i varur prej meje, në kujdesin që është dashur dhe kam mundur t'ia ofroj. Të gjitha këto kam dashur t'ia përshkruaj Kaltrinës, por se në ato momente fjalët nuk mjaftonin. Do të ketë kohë edhe për këtë, po mendoja. Tani dua të jam me Kolën, ta inkurajoj me atë që është pozitive në të gjeturat e mjekut, t'ia kujtoj se do të jam mbështetje në secilin hap të vështirë i cili mundet ta presë.

Dy ditë më vonë, pikërisht në ditën, kur Kolën po e përgatisnin për ndërhyrje kirurgjikale, në hapësirat e personelit mjekësor më kaf ftuar Sinani. Menjëherë e kisha të qartë se kishte dëgjuar fjalë me qëllime të këqija, ose e ka vërejtur vet ai lidhjen dhe sjelljen time karshi pacientit të zgjedhur dhe të preferuar. - Kjo është bisedë zyrtare - ishte ulur në një tavolinë, derisa po më shikon me një shikim të egër.

 Në rregull, mjek - iu përgjigja, duke menduar se edhe unë gjithmonë me të kam biseduar vetëm zyrtarisht, ai ishte ai, i cili, pa pyetje, mori lirinë që të më drejtohet me "ti" dhe më drejtohet me emër. - Kam dëgjuar disa fjalë rreth disa gjesteve midis teje dhe një pacientit tuaj. Më duhet t'ju paralajmëroj se në këtë repart nuk tolerojmë këto, e nuk ka përjashtim as në rastin tuaj - edhe më shumë po vendosej në tavolinë dhe përmes kësaj ma bërtitur me dije këtë. - Nuk ka ndodhur asgjë - iu përgjigja shkurt. Për disa momente i kishte ngulur sytë, e më pas m'u drejtua në mënyrë të ftohtë: - Mungesa e profesionalizmit tuaj në kryerjen e punës, nuk më lë asnjë opsion tjetër vetëm të ndërroj vendin dhe të dërgoj në një repart tjetër.

Si të doni. Vetëm duhet marrë në konsideratë faktin se a jemi këtu që të merremi dhe të kujdesemi për pacientët, apo të merremi me fjalë të kota - duke mos e pritur përgjigjen, kam dalë nga aty, duke ia përplasur derën. Edhe pse sjellja e Sinanit më ka mllefosur dhe zemëruar, në ato momente mendimet e mija ishin vetëm te Kola, që operacioni të kalonte mirë. Sinani vërtet po mundohej ta bënte ndërrimin e repartit për mua, por në mbrojtjen time ishin disa mjekë dhe infermierja kryesore. Besimi i tyre kishte domethënie të madhe për mua, megjithëse as ndërrimi i repartit nuk do të ma ndalonte që unë t'i përkushtohem Kolës dhe shërimit të tij sa më të shpejtë.

Tre muaj më pas, unë dhe Kola së bashku kemi dalë nga dyert e spitalit, e pas edhe tre muajve të tjerë, përfundimisht më ka puthur. - Përse të është dashur kaq kohë e gjatë? A e di se për pak më ke thyer zemrën - ia thashë derisa po mundohesha të ngopesha frymë. - Kam dashur që këtë ta bëj si njeri i shëndetshëm - tha me një zë kaq serioz, kaq zyrtar. - Por, ti e di, që kurrë nuk do të jesh i shëndoshë plotësisht - ia thashë me kujdes. - E di e di, por me sa duket jam shëruar mjaftueshëm që të mundem të puth. Mes të tjerash, më nuk ka nevojë të shërohem krejtësisht, sepse, ti e tëra je imja, infermierja private ime - e tha këtë me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij derisa buzët e tij dhe fëmija përsëri u bashkuan për edhe një puthje tjetër të ëmbël. /FUND/

(Kosova Sot Online)