Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (9)

  • E.K /
  • 29 April 2022 - 15:56
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (9)

- Hej, Catherine! - e thirri kur kaloi afër derës. - Mos u ndërro, më pëlqen ai kostum. - Më bën më atraktive? - Për këtë nuk ke nevojë për kostum - tha ai. Pak më vonë në zyrë hyri Joe Saton. - Ishe te Morët? - Po. Ata janë njerëz të mirë, plot mirëkuptim. Në sjelljen e tyre nuk vërejta asgjë të çuditshme. Ata nuk e kanë idenë pse Moira ka ikur dhe janë tepër të shqetësuar. nuk shoh asnjë arsye që vajzën të mos e kthejmë menjëherë në shtëpi. Megjithatë, Moira është e frikësuar. Sikur të ishte shtirë, me gjasë këtë do ta vërente Catherine. - Më jep kohë deri nesër. Kam lutur Catherinen që të ma caktojë një takim me Moirën.

 Do të duhej ta bindnim që të kthehet vullnetarisht - tha Joe . - Nuk do të doja që të na detyronte që ta merrnim me sirenë dhe me dritë rrotulluese, sikur të ishte kriminel. - Me gjasë ke frikë që Catherine do të ta ndalonte vizitën në lokalin e saj - qeshi Romani. - Nesër në orën shtatë do të jam para derës së Catherines. Pres që Moira të jetë e gatshme që të kthehet në shtëpi. - Edhe unë do të jem aty - premtoi Roman. - Faleminderit, Joe. E di sa je munduar rreth këtij fëmije. Nëse ndokush të bën probleme në lidhje me këtë, atëherë llogarit në ndihmën time. *** - Do të shkosh vetëm - insistonte me kokëfortësi Moira, pasi Catherine propozoi darkë në treshe. - Më duket se, në fillim dëshiron që të bisedojë me mua, e më pas ta kalojë mbrëmjen me ty. - Kjo do të mund të thuhej për meshkuj të tjerë, por jo edhe për Romanin.

I kam premtuar se do të të marr për darkë. Mendo, Moira! Ka kohë që ai ka mundur të të merrte. E, pse nuk e ka bërë këtë? Meqë ta do të mirën. - Atij i intereson vetëm të më kthejë në shtëpi. - Ai nuk do ta bëjë këtë, nëse ia jep një arsye të fortë. - E, kush vendosë për këtë dhe, cilat janë arsyet e forta? - Për këtë vendosë gjykata. - Sa mirë! Ndonjë gjykatës, i cili nuk më njeh as mua, e as prindërit e mi, duhet të vendosë rreth jetës sime. Si mund të përfundojë kjo? - Romani dhe unë jemi në anën tënde - theksoi Catherine. - Nëse mendon se ke marrë vendim të mirë, atëherë na e jep një shans që të të ndihmojmë. Moira u ndal duke menduar. Kjo zgjati goxha shumë, por më pas lëshoi pe. - Mirë, do të vij me ty. Por, nëse vendosni në emrin tim diçka që nuk më përshtatet, atëherë do të largohem menjëherë. - Në rregull! Catherine e njoftoi Romanin që të shkonte për t'i marrë. - Në rregull. A do të shkojmë në piceri? - Roman, shpresoj se nuk do të më mashtrosh... - As që më bie ndërmend. Përndryshe, Joe sot është takuar me prindërit e saj dhe, sipas mendimit të tij, nuk ka arsye pse Moira të mos kthehet menjëherë në shtëpi. - Por, ajo ka frikë! A nuk është kjo një arsye e mjaftueshme?

 Nuk është, derisa të na tregojë se pse frikësohet. Vetëm kështu do të mund ta mbajë Joein edhe 2-3 ditë edhe pse ai më dha afat deri nesër. Ka planifikuar që në mëngjes të vij për Moirën. Catherine mori frymë thellë. - Pse ma the këtë? - Meqë nuk dua keqkuptime. Të besoj dhe të lutem që të mos e bësh ndonjë marrëzi... psh që të zhdukesh bashkë me të. - Kur të bisedosh me Moirën duhet t'i tregosh se çka do të ndodhë - kërkoi ajo. - Ajo duhet të jetë e gatshme. - Mirë, por edhe ti duhet të më premtosh mua diçka: duhet të bësh gjithçka që ajo të jetë aty kur Joe nesër të vijë për ta marrë atë. Moira nuk guxon të ikë përsëri. Këtë nuk e duam as unë, as ti, apo jo? - Saktë! - Atëherë, shihemi në gjashtë. Romani ndihej keq që Catherine nuk i besonte, por vetë e kishte fajin.

(Kosova Sot Online)