Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (11)

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 15:56
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (11)

Duke e vërejtur se ishte brengosur, e pyeti: - Çfarë ka ndodhur sonte? - Vëllezërit e mi kanë vendosur pa lajmëruar të futen në shtëpinë e prindërve tanë. - Dhe si ka kaluar kjo? - Nuk ishte derdhur gjak, por se Patrick është futur në mënyrë demonstrative, e me të edhe tjerët. Ishte shumë mundim. Nëna ishte sjellë guximshëm dhe nuk ua kishte zënë për të madhe pse kishin vepruar ashtu. - E babai yt? - Nuk ishte në shtëpi. Më duket se ai është fajtori për të gjitha që kanë ndodhur në të kaluarën. Natyrisht që edhe nëna mban përgjegjësi për atë që kishte pranuar, por ai gjithmonë kishte marrë vendime. - Nëse ke të drejtë, atij më vështirë do t'i vjen ai takim.

Është çudi e vërtetë që martesa e tyre, mbi gjithçka, ka qëndruar. - Janë dashur. - Pas gjithë kësaj do të fikej edhe dashuria e tyre. Kjo shpesh ndodh pas vdekjes së fëmijës. As dashuria jonë nuk ka qëndruar, megjithëse jam betuar në jetëgjatësinë e saj. - Kjo nuk mund të krahasohet - kundërshtoi Roman-i. - Edhe ti fëmijën tonë e ke humbur. Ku qëndron dallimi? Roman-i u mendua. - Po, kjo është e saktë, por nuk mundesh të harrosh faktin se fëmija jonë nuk ka lindur, dhe se për mua kjo ishte e pakuptueshme. - A do të ishte më ndryshe sikur të kishe kohë të mendosh?

Sigurisht. Më vjen keq që të kam lënduar. A mos vallë mendon se e kam të lehtë të përballem me faktin kur e di se të kam shkatërruar? Mendon se e kam të lehtë ta pranoj para teje? Catherine ka ndier dhimbje në zërin e tij, por nuk kishte dashur të ballafaqohej me të. Dy situata stresuese për një ditë ishin të mjaftueshme për të. Rreth takimit me vëllezërit më nuk mund të mendonte, sepse në mendje kishte vetëm puthjen e Catherine-s. E ndoshta ajo puthje ishte vetëm një shkëndijë që shpejtë do të fikej? Nëse do ta puthte përsëri, ndoshta do ta kuptonte se ndaj saj nuk ndjente gjë?

Kishte vendosur ta bënte një dush me ujë të ftohtë dhe të provojë të flinte. Deri në mëngjes do ta harronte puthjen dhe prekjen e buzëve të saj dhe se do të përqendrohej në problemin e Moira-s. Mirëpo, mendimi i parë porsa ishte zgjuar ishte Catherine. I ishin kujtuar momentet e bukura që kishin kaluar së bashku, e kishte menduar atë në përqafimin e tij. Kishte vendosur të shkonte te ajo. Reta po e priste te dera. - Çfarë i ke bërë vajzës sime - ia kishte zënë rrugën. - Për çfarë e ke fjalën? Asgjë nuk i kam bërë. - E ku është pra? Çfarë ka ndodhur mbrëmë? - Moira është kthyer, më pas kemi folur shkurt. A je e sigurt se janë zhdukur? - Nuk janë. - Përse kanë ikur? Jemi marrë vesh të tentojmë t'i ndihmojmë Moira-s. - Ndoshta nuk bëhet fjalë për Moj ra-n. edhe një herë të pyes: çfarë ka ndodhur mbrëmë midis jush? - Mirë, jemi puthur . . . Reta mori frymë thellë - Pra, kjo është. Është frikësuar dhe ka ikur. Tash me siguri e bind veten se ka bërë për Moira-n. Në fakt ajo ikën nga ndjenjat e veta. - Reta, më duhet të mendoj - Roman-i i pafuqishëm u ul në karrige. - Të lutem ma sill një kafe.

Nëse Joe e kupton se ka ikur bashkë me Mora-n, do të ketë probleme. Më ndihmo Reta. - Nuk ia kam idenë ku ka mundur të shkonte, por edhe ta dija, nuk do ta thosha. - Nëse e do Catherine-n, më thuaj krejt çfarë di, apo hamendëso. Moira i ka vetëm trembëdhjetë, ndërsa që policia e di se Catherine e ka fshehur. - Në rregull. Veturën e ka pas shtëpisë, që do të thotë se nuk ka udhëtuar me të - ia tha ajo. - Patrick - tha Roman-i. Me siguri e ka bindur ta dërgojë diku. (vijon)

(Kosova Sot Online)