Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (15)

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 15:57
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (15)

Romani bisedoi me Joen për më shumë se një orë. Takimi me Morët nuk ishte aq i suksesshëm. Ata kishin insistuar që problemet familjare t'i zgjidhnin vetëm pas kthimit të Moirës në shtëpi. - A mund t'i mbash edhe për pak kohë?- i luti Roman. - Do të tentoj ta bindë Moirën që t'mi tregojë të gjitha. Ndoshta do të na jap ndonjë arsye të mirë për ta përfshirë gjykatën. Thjesht, duhet ta marrim vesh ku kanë dashur që ta dërgonin. Nëse bëhet fjalë për ndonjë internat të klasës së parë, atëherë na duhet ta dorëzojmë. Sapo mbylli telefonin, ai cingëroi sërish. Ishte Ryani. - Patrick më tha se do ta bindësh nënën dhe babanë që të bisedojnë me neve. - Do të tentoj. A do të vini së shpejti? - Nuk e di. Sa më përket mua, do të prisnim deri te Kërshëndellat, por vajza ime dëshiron që ta njohë gjyshen. Prej se ka marrë vesh se kam qenë për vizitë, nuk më lë të qetë.

Do të vijmë që të tre, sapo të na thuash se mundemi. Do t'i marrim edhe gratë me vete. - Mendoj se më së miri do të ishte po të mblidhemi të shtunën, në një terren neutral... p.sh. në kafenenë e Catherines - propozoi Romani. - Tingëllon mirë. Catherine vërejti se Romani nuk ishte i disponuar të shtunën në mëngjes, pasi që arriti në lokalin e saj. E puthi dhe e përqafoi spontanisht, e në fytyrën e tij vërejti qeskat e theksuara të syve. - Erdha për shkak të Moirës. Sot më duhet të vendosi çka do të bëhet me të. Më vjen keq, Catherine, prindërit e saj na kanë kërcënuar se do të na padisin. Më ndihmo ta marrim vesh se ku kanë ndërmend ta çojnë, e më pas do të dimë çka të bëjmë. Nëse nuk na tregon, atëherë do ta kthejmë në shtëpi edhe me kusht që unë të të humbë ty. Ke vetëm gjysmë ore ta marrësh vesh këtë. Romani mbeti në banesë, e Catherine thirri Moirën në tryezë. - Ti e di se ta dua më të mirën. Roman dhe Joe nuk munden më ta shtyjnë kthimin tënd në shtëpi. prindërit e tu na kanë kërcënuar se do të na padisin. - Por, kjo nuk është fer! Do t'i thërras dhe do t'iu tregoj se jam mirë. - Mendoj se është vonë tani për një gjë të tillë. Nëse ekziston ndonjë arsye për çka nuk dëshiron të kthehesh në shtëpi, atëherë na e trego, meqë koha po na ikën. Moira filloi të qante, por pa thënë gjë.

 Moira, me gjasë ti nuk je larguar nga shtëpia pa ndonjë arsye? As tani ajo nuk tha gjë. - Atëherë nuk na mbetet asgjë tjetër, pos të të kthejmë në shtëpi. - Nuk dua! - Të duhet, Moira. Prindërit të duan. Joe mendon se është i sigurt në këtë. A mendon se ai është mashtruar? - Jo, jo tërësisht. - Atëherë nuk do të ishte keq që të ktheheshe në shtëpi, ndoshta do ta gjesh një gjuhë të përbashkët me ta. - A do të vish edhe ti me mua? - Po, nëse Romani nuk ka ndonjë gjë kundër - ndarja nga Moira qe e vështirë për Catherinen, por donte t'i shihte prindërit e saj. - Në rregull atëherë, do të shkoj - pranoi Moira. Catherine i tha Romanit se do të donte të shkonte me ta. - Dakord - tha ai. - Duhet vetëm t'i tregoj Retës çka t'iu thotë njerëzve që do të vijnë këtu. Catherine menjëherë kuptoi për çka ishte fjala. - A je i sigurt se dëshiron të vish me ne? Joe do të mund të na çonte... - Jo, vëllezërit e mi e dinë që sot jam për udhë, por do të vijnë këtu para se të kthehem. Catherine kuptoi se Roman ishte i gatshëm që, për shkak të Moirës, ta shtynte pajtimin për të cilin kishte vite që kishte ëndërruar. Romani që qëndronte para saj, nuk ishte ai i katër viteve më parë, që e kishte braktisur. (vijon)

(Kosova Sot Online)