Ngjarje e vërtetë: Për pesëmbëdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (5)

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 15:16
Ngjarje e vërtetë: Për pesëmbëdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (5)

-Do të qëndroj besnik - i premtova, edhe pse nuk e kisha ndërmend ta përmbush atë premtim. Ato fjalë ia kam thënë vetëm sa për ta qetësuar. Në shikimin e saj e kam vërejtur se nuk më beson. Dyshimi po rrezatonte nga shikimi i saj, por kjo aspak nuk më brengoste. Femrat thjeshtë janë dyshuese. - E di çfarë zëri të përcjellë - tha ngadalë. - Jam i martuar. Gjithçka ka ndryshuar - po provoja ta bind. - Shpresoj - ishte kjo krejt çfarë ia doli të ma thoshte. Jam përshëndetur me të. E kam ditur se nuk do ta takoj me muaj, e kjo sipas meje ishte sinonim i martesës së përsosur. Përfundimisht kisha krejt çfarë dëshiroja: grua, por edhe aventura, që ish ai tërhequr prej tyre.

Me muaj të tërë kam kënaqur nevojat e mija. Në shtëpi kam dërguar aq para e nganjëherë edhe më digjte ndërgjegjja, por se nxirresha me faktin se ndihesha mirë. Nuk kishte ndonjë vajzë që nuk isha me to: të gjitha llojet, të gjitha racat, e secila prej tyre kishte ndonjë dhunti. Kam jetuar jetën plot, pa kufizime. Një mënyrë të jetës si kjo e kam bërë me vite. Isha i tronditur me rrudhat e para, por jo shumë i brengosur. , disi, ato ishin si një vulë e burrërisë time, kështu që isha edhe më tërheqës për femrat. Kam lundruar gjithkah. Në shtëpi shkoja rrallë, edhe pse kisha një djalë që ishte në pubertet. Domina ende po vuante në heshtje.

Me padurim priste që t'i kthehem dhe të jemi bashkë, e unë nuk isha ashtu. më ndante me të gjitha femrat e botës. Ndoshta nuk e dinte të vërtetën, por e kishte ndjerë, e kjo mjaftonte të fillonin dyshimet. Vitet kishin lënë shenjë në të dhe nuk i jam ofruar më. Nuk mundja. Shikimi në fytyrën e saj me rrudha, te unë zgjonte mllef. Pse të isha me të, kur mund të kisha më të reja dhe më të bukura? Ende isha i martuar, por ajo martesë ekzistonte vetëm në letër. Në prag të pesëdhjetave Domina ndërroi jetë. Disi, thuajse kam ndjerë lehtësim për këtë. Edhe unë kisha filluar të ndryshojë, dhe e kam vërejtur se edhe femrat po turpëroheshin prej meje, se me mua ishin vetëm për të holla. Gjithnjë e më shumë shikoja veten në pasqyrë, e ajo që shikoja nuk më pëlqente aspak.

Disi po luftoja me të gjitha ndryshimet, sepse nuk ishin të theksuara, por ishin të pranishme, por askush nuk ishte i vetëdijshëm sa unë çfarë barre ishte kjo. Kur dola në pension, për mua ishte fundi i botës. Isha njeri që jetoja në det, në port, që kishte jetë të pasur, e kjo ka ndryshuar. Djali ishte i pavarur, kishte familjen e tij, e unë mbeta vet. Isha pranë të gjashtëdhjetave, e në mua rridhte gjaku i freskët. Kisha nevojë për femër më shumë se kurrë, por … Secila që i afrohesha, më shikonte me buzëqeshje dhe turp. Kjo me siguri shkaku i vetëbesimit tim. Por, isha gjithnjë e më i pasigurt, e sa herë që dilja, kisha përshtypjen se të gjithë po më shikonin. - Unë kam gjyshi edhe në shtëpi - e tha një fjali e cila ma ndryshoi jetën. (Vijon)

(Kosova Sot Online)