Ngjarje e vërtetë: Për pesëmbëdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (8)

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 15:54
Ngjarje e vërtetë: Për pesëmbëdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (8)

Jam kënaqur në vizitën e shkurtë të tyre, sa të mbushur me jetë. Ishin aq të mirë, plot gëzim. Sa shumë kam dashur t'i mësoj, por nuk kisha mundësinë. Rrallë vinin. I kuptoja. Edhe unë dikur isha si ata. Më gëzoi fakti se pasurinë që e kam kisha kujt t'ia lë - djalin dhe nipat me të cilët isha krenar. Dëshiroja që ata të mos bien në kurthin që isha unë. Shpresoja se jo. Ose ndoshta po? Kjo ishte një kohë krejt ndryshe, e ndaj rrudhave të gjithë silleshin ndryshe. Kanë kërkuar mënyra të ndryshme që ta zgjatin rininë, e sa efekt kishte, por çfarë do të ndryshonin? Ndoshta do t'i zbusnin rrudhat, por trupin tim? Ishte i vjetër, nuk po mund të mbahesha me vitet dhe, kam hequr dorë. Zëri i fundit i arsye më ka thirr që të heq dorë, ashtu edhe kam bërë.

 Të gjithë janë kundër meje - tha me zë nipi im. Kjo nxiti një buzëqeshje në fytyrën time. Po, edhe unë dikur isha sikurse ai. Një krenari më shkoi nëpër sy, por kjo në zemër më ishte e njohur. Kur kanë shkuar, qetësia ishte kaq e rëndë thuajse po më mungonte ajri. I kam lëshuar perdet, por kam hapur dritaret. Deri te unë depërtonte ajër i mjaftueshëm, saqë mushkëritë kishin mjaftueshëm, por edhe më tutje ishte ajër i kufizuar. - Pleqëria e dreqit, le ta hajë dreqi, po thosha me vete.

Të gjithë duan të plaken, por sikur të dinin shumica atë që e di unë, vështirë se do ta dëshironin edhe më tutje. Isha i kufizuar në lëvizje, trupi nuk më dëgjonte, e shpirt më ishte zbehur. Po ecja si fëmijë në shtëpinë time, që e kisha shndërruar në burg. Ditët po kalonin. Të gjitha ditët ishin të ngjashme, i ngjanin sikurse veza vezës. Jo pak isha befasuar kur një ditë erdhi djalë ashtu pa paralajmërim. Në dorë kishte dhe një çantë. - E çfarë është kjo - e pyeta unë? - Diçka që është dashur shumë moti të ta blija dhe ta sjellë. Këtë laptop ta kam sjellë ty. Më beso, me të gjithçka do të jetë ndryshe. Po e shikoja me dyshime. - Nuk do të jetë ndryshe - i thashë ashpër. Po, do të jetë - qeshi djali im. - Mund të bërtasësh, por këtë mision do ta qoj deri në fund. Do të mësoj krejt çfarë është e nevojshme - ishte i vendosur.

Duhej të kalonin disa ditë para se ta kam kuptuar pjesën më të madhe, por e kuptoja. Disi, kisha përshtypjen se jeta ime kishte një kuptim të ri dhe më ndryshe. Gjithçka kisha pranë duarve, kaq afër dhe kam mundur të komunikoj me njerëzit e ata të mos e shikojnë fytyrën time. Për të parën herë njihja të mirat e teknikës, komunikimit modern dhe kjo thuajse më kishte ringjallur. - Dikush do ta rregullojë edhe profilin në "Facebook" - buzëqeshi djali im me kënaqësi. - Të faleminderit - ia thashë. Mezi kam pritur që të shkonte dhe t'i qasem asaj që për mua ishte e panjohur dhe e pakuptim. /vijon/

(Kosova Sot Online)