Ngjarje e vërtetë: Askush nuk mund të matet me suedezin tim (1)

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 15:53
Ngjarje e vërtetë: Askush nuk mund të matet me suedezin tim (1)

Në kohën e pubertetit, përkundër kujdesit të nënës, sillesha si një rrugaçe. Sidomos prindërit më kanë paralajmëruar se vajzat nuk guxojnë të shajnë, të grinden, e aq më pak të rrihen mes vetes, por në ato vite isha pak a shumë si një kauboj. - Rregulloje dhomën dhe kapi librat. As rastësisht mos eja në fund të vitit dhe të thuash se do ta përsëritësh klasën. Dhe ti Milaim, foli ndonjëherë. Ky fëmija jonë do të më çmendë - nëna për çdo ditë po bëhej histerike nëpër shtëpi. Babait i interesonin gjërat e tjera më shumë sesa notat. - A ke ti vajza ime ndonjë fustan më të gjatë - po më pyete sa herë që dilja nga shtëpia. - Pse, çfarë i mungon kësaj - po sillesha përreth vetes. - Materiali - përgjigjej babai dhe sillte kokën.

E kur nëna futej në dhomën e ditës dhe ndahej në njërën anë, babai me zemërim do t'i drejtohej: -Përse po i ble rroba si këto? Vallë nuk ka nëpër shitore diçka më të thjeshtë - do të shfryhej në të. - Thuajse më pyeste diçka! Në krejt çfarë i them ajo kthen kokën diku tjetër. Dhe kështu, i dashuri im, herën tjetër do të shkosh ti me të për të blerë - ishte zemëruar nëna. Grindjet e tyre më shkonin për shtati, sepse unë dilja nga shtëpia. Pikërisht grindjet me zë të tyre më shtynin që gjithnjë e më vonë të kthehesha në shtëpi. Më pëlqente të argëtohesha me miqtë. Jo rrallëherë nga argëtimi i egër kthehesha në mëngjes në shtëpi, e nënës që brengosej ia thosha se nuk po mundem t'i dëgjoj grindjet e tyre.

Nuk kam ndjerë aspak përgjegjësi, edhe pse gjithmonë qeskat e syve ishin të theksuara, sepse më priste një natë e gjatë para vetes. - Kështu më nuk shkon - ma bëri njëherë me gishtin para hundës. - Përse? As nuk më keni thënë kur të kthehem. Ishit të zënë me grindjet tuaja - u përgjigja ashpër dhe zgjata gjumin. Me fjalë tjera, ato vite isha e pamundur. Tri vite më pas, pas mbrëmjes së maturës në banesë, pasi isha dënuar nga prindërit, po sillesha e dehur. Dhe atë në kohën e mëngjesit. Kisha filluar edhe duhan derisa të mitë më kishin shpallur rast të humbur. Edhe më tutje dëshironin të flisnin me mua, e kur kjo nuk kishte sukses, bënin zhurmë dhe më dënonin. Në fund të pafuqishëm vetëm rrudhnin krahët. Gjithçka dukej se një ditë, për shkakun tim, policia do të vinin në derë. Kam jetuar si kam dashur, nuk më interesonte për askënd, derisa kam njohur Tomorrin. Edhe sot më kujtohet ai takim me miket e mija. Në vete gjithë natën kam ndjerë shikimet e meshkujve. Ishim ulur në një separe në diskotekë, kur u ofrua Iliri, miku i vjetër i klasës. 

Teutë, dikush dëshiron të takojë - më tha duke buzëqeshur. - Mos vallë është aq i turpshëm sa nuk guxon të ofrohet - i thashë duke qeshur. - E çfarë t'i them? A dëshiron ta njoftosh - pyeti Iliri. - Thuaj çfarë të duash - isha kureshtare. - Tingëllon thuajse është e njëjtë. A do të vallëzojmë atëherë - dëgjova zërin e një mashkullit pas shpinës së Ilirit. Miku im u largua, aty ishte një mashkull i gjatë, i bukur. Kishte flokë të gjatë të verdhë dhe sy të kaltër. Kam ndjerë se si një rrymë po ma përshkon trupin. Ku qenke fshehur deri më tani, mendova, i ofrova dorën dhe jam nisur që të vallëzoj me të. (vijon)

(Kosova Sot Online)