Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete djalin e ish-dashnorit (2)

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete djalin e ish-dashnorit (2)

Më vonë, kur më janë kujtuar këto momente, kam kuptuar se gjithçka ishte si një kapitull i një libri romantik, porse unë ndihesha sikur në një film horror. Aventura jonë e dashurisë ishte tepër e shkurtër për të ndarë diçka së bashku. Për njëri-tjetrin nuk dinim thuajse gjë, e unë këtë e kam pranuar dhe jam kënaqur. Kam harruar jetën time monotone dhe të zbrazët dhe lëshova frenat. "Vetëm njëherë jeton njeriu" ishte moto e preferuar. Kam gjetur diçka për veten time, megjithëse nuk më pëlqente kjo fjalë. Por, derisa po ju afrohesha të pesëdhjetave, me vitet e vetmisë, e kam parë se ajo fjali kishte kuptim.

Po filloja ta kuptoja kalimin e kohës. Ndoshta tepër vonë, por aventura me kolegun e ri më poshtëroi, por më bëri të gjallë. Nuk e kisha planifikuar të zgjaste dhe pyetja ishte nëse do të zgjaste deri në mëngjes. - Avniu po na martohet - e habitur tha Lulja. - Mos more? E kur ashtu - pyeti Andrra. - Më duket se nusja e ardhshme është nga Prishtina, prandaj po zhvendoset te ne - kishte shtuar Dëshira. - Apo, sa bukur kjo - buzëqeshi një nga koleget. - Sa mirë të jesh i ri dhe i dashuruar. Eh, sikur t'i kisha unë vitet e tij! Askush nuk e vërejti shokun që përjetova. Por, ndoshta nga jashtë asgjë nuk ishte vërejtur. Por, nga brenda … ishte kjo një goditje e madhe për mua dhe jam e sigurt se edhe nga jashtë jam vërejtur.

Por ja, askush prej tyre nuk kishte kushtuar vëmendjen sepse kam heshtur. U tmerrova. Shumë mendime më kalonin nëpër mendje. Përse nuk ma ka thënë? Idioti! Përse ka vepruar kështu? Çfarë ka fituar me këtë? A është normal ai? Përse? E çfarë m'u desh mua kjo?! Nëpër kokën time po kalonte një tornado dhe ma kishte dëmtuar secilën qelizë në të. Kam qarë me ditë nga monotonia dhe zbrazëtia. Kjo dhimbje ishte kaq pamëshirë saqë kam menduar se nuk do të mbijetoj asnjë ditë të vetme. Pa dashur, jam dashuruar më fort se kurrë në jetë. Kështu më dukej. Për çdo rast, dashuria ishte shndërruar në dhimbje, të cilën nuk e kisha ndjerë kurrë. Askush nuk ka dyshuar kur thashë se po shkoja më herët në shtëpi. Nuk po mund të rrija më shumë. Atë moment kur kam mbyllur derën e banesës, kam filluar të qaj, të bërtasë. Isha e lumtur që isha në banesë dhe që mund të bërtisja lirisht. Po qaja dhe vajtoja. Nuk e di për sa gjatë. Tani e kuptoj se shumicën e gjërave të asaj pasdites nuk i kujtoj. Nuk e di ku humbi shoqja ime, kur erdhi dhe në çfarë gjendje më ka takuar. A je qetësuar? Më duket se po, shpresoj që po. Nuk kishte komente nga ajo.

Ditën tjetër e kam thirr Fluturën dhe i thashë me zë derisa po qaja, dhimbjet më kishin kapluar. - Jam e çmendur, ç't'i bësh, dhe e pakujdesshme … dhe po, më shëno për pushim vjetor, ose pushim mjekësor, edhe ashtu kam shumë ditë të pashfrytëzuara … Po, po, do të kam kujdes për veten time, mos u brengosni, gjithçka do të jetë mirë, vetëm kam nevojë për të pushuar. Dhe ja, më kujtohet se me ditë të tëra kam qëndruar shtrirë dhe kam shikuar në të zbraztë, e trurin kurrsesi ta futja në funksion. (vijon)

(Kosova Sot Online)