Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete djalin e ish-dashnorit (4)

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 15:53
Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete djalin e ish-dashnorit (4)

Jam kthyer e ai pas disa sekondave nuk ishte aty. Kam rënë në gjunjë kam qarë pa vetëdije, e kur e kam kuptuar se nuk po qaja më, se vetëm po përpija pikëllimin dhe ajrin, se nuk mund të ndaloja së dridhuri, kam marrë disa tableta për qetësim dhe jam shtrirë. Tabletat nuk ishin të forta dhe unë nuk dëshiroja ta vras veten, por më duhej disi ta ndaloja atë dhimbje. Isha në gjendje të tmerrshme kur isha zgjuar. Kam qëndruar pesë minuta para pasqyrës, duke u habitur me dukjen time. Pos syve të kuq gjak, po dukesha shkëlqyeshëm! Ta hajë dreqi - thosha. Si është e mundur kjo?

E më pas e kam bërë edhe një marrësi - e ftova në "video-chat" miken time e cila jetonte në Amerikë. Kam kërkuar prej saj të më shikonte si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda dhe të ma japë mendimin e saj. - Ajo që po shikoj më habit - tha ajo e unë po qeshja. - Epo mirë, nuk isha vetëm e habitur, por edhe një humor më kishte relaksuar. - Ti je në një gjendje që për ty është e dhimbshme, por ajo që po lexoj unë nga shumë sfera, është se përmes dhimbjes shpirti yt po pastrohet dhe kjo vërehet në dukjen e jashtme. Mendoj se ke pastruar mbeturinat e mbetura që nga koha e ish martesës tënde dhe shkurorëzimi.

E sa i përket të ardhmes … - heshti ajo. - He pra? - Nuk po shikoj ndonjë komplikim të veçantë, por asgjë të tmerrshme. Dhe po shikoj dashuri të madhe. O të lutem, mos u tall - po mendoja me veten time. Dreqin e sheh ti. Dashuria e madhe është në pakthim, në kanalizim të së kaluarës, e jo në të ardhmen - po mendoja por se nuk thashë gjë. Kemi folur dhe pak për të gjitha, për fëmijët, për punën dhe kjo ishte e tëra. Mirëpo, pas gjithë kësaj jam ndier më mirë, më e relaksuar.

E vërtetë, kjo ishte kjo, më duhej të ec tutje me jetën. Përsëri në punë, përsëri përditshmëri, përsëri gjëra të ndryshme dhe shaka të ndryshme. Avniun po e shmangia aq sa mundja, e ai e respektonte këtë, po mbahej i rezervuar dhe më nuk po tentonte të fliste me mua. Nuk jam e sigurt se çfarë pasoja kishte kjo për mua, por më dukej se kisha disa episode histerike. Ose ndoshta po më ofrohej menopauza, në vitet e mija kjo nuk mund të dhe me siguri. Pagjumësia e shpeshtë dhe pakënaqësia me jetën. Jam rregulluar paksa, kam marrë veten dhe vazhdova me jetën.

Disi, mendoja se isha përsëri ajo e vjetra, vetëm se isha me numër të ri celulari. Koleget e mia e kanë vërejtur atë transformimin tim të pazakontë dhe për çdo ditë më jepnin komplimente, se dukesha më mirë, më e pushuar, se isha e dashuruar. Kam kontrolluar emocionet dhe i kam fshehur reagimet, por disi ia dola ta mbijetojë atë periudhë kohore dhe të nisem tutje. Vëllai im i madh ato ditë u bë baba, një djalosh të bukur e të ëmbël dhe më mbushi plot me dashuri, kështu që gjithë kohën e lirë e kaloja me të dhe po shikoja foshnjën e bukur. Ishte e shtunë dhe nga tregu kisha disa qese në dorë me ushqime të freskëta dhe po i dërgoja në familjen e të vëllait. Në atë moment hasa në Selamiun, i cili kishte nofkën që e quanin ndryshe, e emrin e vërtetë ia kisha harruar. Ne të gjithë në lagje e kishim atë për qejf, e quanim ndryshe, por siç e thashë, ai kishte një nofkë interesante, por se ja që u takova me të. (vijon)

(Kosova Sot Online)