Dokumenti/ Ku shkoi Ismail Qemali pas dorëheqjes nga qeveria e përkohshme

  • 24 November 2018 - 13:50
Dokumenti/ Ku shkoi Ismail Qemali pas dorëheqjes nga qeveria e përkohshme

Aurenc Bebja/ Ku shkoi dhe cfare beri Ismail Qemali pasi u largua nga Shqiperia, fill pasi dha doreheqjen nga qeveria e perkohshme?

Kete zbulon gazeta “Le Matin” e cila ka botuar, të martën e 27 janarit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me largimin e Ismail Qemalit nga Shqipëria pas dorëheqjes nga qeveria e përkohshme.

Ismail Qemal Beu rrugës për në Côte-d’Azur

Romë, 26 janar.

Nga korrespondenti i veçantë i “Matin” (me telefon) :

“Ish-kryetari i qeverisë së përkohshme të Vlorës, Ismail Qemal Beu, mbërriti këtë mëngjes, në orën 4, në Brindizi, me avulloren Cita-di-Bari, i shoqëruar nga djali i tij dhe disa shërbëtorë.

Ai u nis sonte për në Milano, ku dhe deklaroi se dëshiron të shkojë në Nice, për të pushuar për pak kohë

(Kosova Sot)