“La Charente” (1939) / Hitleri kishte planifikuar t'i dhuronte kurorën e Skendërbeut Mbretit Zog, por Musolini i kërkoj që ta shtyjë këtë operacion

  • 01 June 2019 - 08:43
“La Charente” (1939) / Hitleri kishte planifikuar t'i dhuronte kurorën e Skendërbeut Mbretit Zog, por Musolini i kërkoj që ta shtyjë këtë operacion

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 01 Qershor 2019

“La Charente” ka botuar, të hënën e 19 qershorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me fatin e kurorës së Skënderbeut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Musolini i kërkoi Hitlerit kurorën e vërtetë të mbretërve të Shqipërisë që gjendet në Gjermani

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 18 qershor.

“Mes shumë bizhuterive që nazistët, pas Anschluss-it, gjetën në Vjenë, bën pjesë edhe kurora unike dhe e vërtetë e Shqipërisë, të cilën Hitleri e ka transportuar tashmë në Gjermani.

Vitin e kaluar, me rastin dhjetë vjetorit (jubileut) të mbretit Zog, Hitleri kishte përgatitur gjithçka, për t’i “dhuruar” këtë kurorë.

Por Musolini, i cili padyshim kishte idenë e tij, kërkoi të shtyjë këtë operacion, dhe Zogu nuk e mori kurorën e tij të vërtetë. Disa javë më parë, Italia kërkoi nga Fyhreri që t’i dërgonte emblemat shqiptare mbretit Viktor Emanuel, në mënyrë që kurorëzimi të bëhej me të gjithë shkëlqimin e dëshiruar.”

(Kosova Sot Online)