“Excelsior” (1925)/ Asambleja Kushtetuese zgjodhi njëzëri Ahmet Zogun President të Republikës së Shqipërisë dhe vendosi që Tirana të jetë kryeqyteti i këtij vendi

  • 02 korrik 2019 - 22:48
“Excelsior” (1925)/ Asambleja Kushtetuese zgjodhi njëzëri Ahmet Zogun President të Republikës së Shqipërisë dhe vendosi që Tirana të jetë kryeqyteti i këtij vendi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 02 Korrik 2019

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 2 shkurtit 1925, në ballinë, një shkrim në lidhje me zgjedhjen president të Ahmet Zogut nga Asambleja Kushtetuese dhe vendimin e saj që Tirana të bëhej kryeqytet i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ahmet Zogu do të drejtojë për shtatë vjet Republikën e Shqipërisë

Image

Romë, 1 shkurt. — Na shkruajnë nga Tirana nëpërmjet agjencisë Stefani :

“Asambleja Kushtetuese zgjodhi Ahmet Zogun, unanimisht, President të Republikës së Shqipërisë për një periudhë prej shtatë vjetësh, dhe vendosi që Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë.

Statutet e Republikës janë pjesërisht të frymëzuara nga Kushtetuta e Konfederatës së Amerikës së Veriut.”

(Kosova Sot Online)