Stilisti i yjeve sjellë pesë stile të thjeshta të flokut për sezonin e festave, pa pasur nevojë për t’i pastruar në ndërkohë
Sezoni i festave është para nesh e nëse jeni duke bërë panik rreth asaj se si do të rregulloni flokun, stilisti i yjeve Adam Reed ka shpërndarë pesë stile të thjeshta të flokut me “FEMAIL” që ju dërgojnë në javën e plotë me ndeja e nuk do të keni nevojë që në ndërkohë t’i pastroni
Dita 1: Floku i thatë me shkëlqim
Hapi 1: Përgatitni flokun me një ngritje të rrënjëve me prej, duke filluar në rrënjë dhe më pas duke kombinuar përmes majave.
Hapi 2: Pastaj, kaloni lehtë me një prej në krejt flokun – duke ngritur flokun dhe të siguroheni se keni mbuluar kudo.
Hapi 3: Filloni në bazë, duke përdorur një brushë të rrumbullakët dhe e lëvizni nëpër flokë. Vazhdoni në të njëjtin seksion për disa herë derisa të keni flokë të thatë dhe të butë.
Hapi 4: Punoni nga qafa e deri te maja e kokës, duke zbutur secilin seksion me fryrje të ftohtë në maja. Mbani gishtin në butonin e ftohtë. Kjo jep një shkëlqim të hatashëm, jetëgjatësi për flokun.
Hapi 5: Në fund, aplikoni sprejin e flokut në gishtërinj – kurrë mos e bëni drejtpërdrejtë në flokë.
Dita 2: Flokë të lirë e të valëzuar
Hapi 1: Aplikoni një ngritje të rrënjës së flokut, pastaj sprejin në rrënjën e flokut për të shatuar volum dhe e mbani.
Hapi 2: Hidhni prej në një kaçurrele në gjatësi mesatare për të pasur flokë dhe kaçurrele për kohë më të gjatë.
Hapi 3:Duke filluar nga prapa, merrni një seksion horizontal dhe vendosni një tufë flokë nën seksion me grumbullin e hapur.
Hapi 4: Mbështillni flokun rreth barelës dhe e mbani për 5 deri 8 sekonda.
Hapi 5: Në seksionet e para, vendosni tufën prapa pjesëve të shkurtra të fillesave tuaja larg fytyrës. Përsëriteni në të dyja anët.
Hapi 6: Përdorni një brushë të rrumbullakët, duke krehur flokun prapa për t’i shtuar më shumë volum.
Dita 3: Bishtkali i ultë
Hapi 1: Ndani seksionet nga lart të flokut tuaj, thuajse po i fshihni për më vonë.
Hapi 2: Duke filluar në majë, dridhni flokun nga rrënjët nëpër krejt kokën.
Hapi 3: Përsëriteni këtë hap në shtresat përfundi derisa të arrini sipër syve, më pas e lini poshtë seksionin për të fshehur rrënjët e dredhura.
Hapi 4: HIhdni prej me shampon të thatë, më pas lironi flokun e mbetur në majë dhe krihni duke përdorur një brushë ovale për të zbutur flokun.
Hapi 5: Siguroni flokun në një bishtkali të ultë për volum dhe më shumë cilësi, më shumë se një ditë më parë.
Dita 4: Të lëmuara dhe të drejta
Hapi 1: Përgatitni flokun me një ngritje në rrënjë me prej duke shtuar në volum dhe plotësi.
Hapi 2: Thani flokun dhe e krihni, duke ngritur lart flokun dhe duke mbajtur larg nga rrënjët.
Hapi 3: Ndani flokun përpara (për rreth 2-3 cm) dhe vendosni “ghd platinum+ glacial blue styler” në mes të gjatësisë së flokut.
Hapi 4: Përsëriteni procesin nëpër seksione derisa gjithçka të kompletohet, gjithmonë duke filluar nga flokët me gjatësi mesatare për të ruajtur volumin në rrënjë me lëvizjen e majave.
Hapi 5: Hidhni shkëlqimin final me prej përmes brushës në formë të rrumbullakët.
Dita 5: Fuqia e Bishtkalit
Hapi 1: Ndani majën e flokut larg nga rrënja duke përdorur veshin si udhëzim. E ndani në gjysmë të rrugës.
Hapi 2: Krihni flokun tuaj prapa kokës duke e mbajtur në linjë me ashtin e faqes, më pas me një brushë ovale. Mbani tensionimin fort dhe e lidhni me një karficë elastike në zonën e kurorës.
Hapi 3: Lëshoni flokun në bishtkali, i krihni fort dhe sigurohuni që bishtkali të jetë elastik.
Hapi 4: Hidhni prej në shuplakat e dorës dhe me dy duart ledhatoni sipërfaqen e flokut.
Hapi 5: Krejt në fund, përdorni një stivues për të forcuar bishtkali dhe për t’i dhuruar një dukje me shkëlqim.
(Kosova Sot)