J.Lo rikthen në modë këtë model flokësh të viteve ’90

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 16:21
J.Lo rikthen në modë këtë model flokësh të viteve ’90

Në rast se nuk e keni vënë re, jemi duke u rikthyer pas në trendet e viteve '90. Kudo po shohim tone të guximshëm sysh e madje edhe karficat e dikurshme me flutura. Një person që po e përqafon ringjalljen nostalgjike të dekadës është Jennifer Lopez, e cila ka rikthyer në modë një prej modeleve të flokëve më të famshëm gjatë viteve ‘90.

Këngëtarja na kujtoi Cindy Crawford dikur dhe mund të themi me plot bindjen se s’ka asgjë më pak se një supermodele e atyre viteve.

Stilisti i saj i flokëve, Chris Appleton ndau punën e tij të fundit në Instagram dhe jemi pa fjalë. Këngëtarja duket si një yll i viteve '90 me flokë me onde e me volum, të krehura në mënyrë të përsosur.

Ky është modeli i flokëve që u bë i famshëm edhe nga Pamela Anderson - që edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet, duket i pakohë dhe pa dyshim magjepsës.

Dhe për të gjitha ju që dëshironi një pamje si ajo e J.Lo, Appleton ka ndarë një tutorial në Instagramin e tij duke ju treguar saktësisht se si të krijoni të njëjtën pamje vetë në shtëpi

(Kosova Sot Online)