Trendi i ri në grim: Hijet në ngjyrë shampanje

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 15:42
Trendi i ri në grim: Hijet në ngjyrë shampanje

Në vend të trendit klasik "smokey eyes" dhe grimit të errët, tash në trend janë hijet me ngjyrë shampanje, e "ambasadoret" kryesore të këtij stilit, natyrisht se janë bukuroshet më të famshme në botë. Pos kësaj, kjo është zgjidhje e duhur për grimin gjatë ditëve të festave, të cilat tashmë i kemi në prag.

Duke filluar nga Rihanna e deri te Gigi Hadid, të gjitha këto bukuroshe, kohëve të fundit sytë i grimojnë me përzierjen e nuancës së artë dhe rozë. Pos se duket hatashëm dhe shumë elegante, një kombinim si ky i ngjyrave bën që sytë të duken më të pushuar, e u shkon për shtati të gjitha ngjyrave të syve, sidomos syve me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër. Shikoni se si bukuroshet e famshme e mbajnë këtë trend. 

(Kosova Sot Online)