Lexoni edhe:
Maska organike për freskim të thellë të fytyrës
Taket e larta nuk janë veshur gjithmonë vetëm nga gratë.
Madje, të parat në histori janë dizajnuar si këpucë ushtarake.
Maska organike për freskim të thellë të fytyrës Lexoni edhe:
Njerëzit në Azinë Perëndimore që ishin kalorës të jashtëzakonshëm, dhe kështu edhe luftonin, duhej të kishin këpucë më të larta për t’i mbërritur mbajtëse e këmbëve që viheshin mbi kalë. Kështu, taket e para të larta u dizajnuan për ta, raporton BBC.
Shahu i Persisë, që quhej Abbasi i Parë, dërgoi disa emisarë në Evropë e me t’u kthyer ata – u kthyen me take të larta.
Shumë shpejtë një kostum i tillë ushtarak u përhap në Evropë.
Burrat donin të vishnin take që të imitojnë fuqinë e persianëve.
Edhe Mbretëresha Elizabeth I filloi që t’i vishte ato që në publik të dukej më burrnore.
Në fund të 1600-s, gratë nisën ta merrnin stilin e meshkujve për t’u dukur më të fuqishme.
Sot, në mbarë botën, takat e larta vishen kryesisht nga gratë.
Një studim gjithashtu thotë se veshja e tyre e bën personin të duket më atraktiv.
(Kosova Sot Online)