Shpërlani flokët me uthull molle, rezultatet do t'ju mahnitin

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 14:08
Shpërlani flokët me uthull molle, rezultatet do t'ju mahnitin

Uthulla organike e mollës është e shkëlqyeshme për flokët dhe lëkurën e kokës. Pastron flokët duke dhuruar volum dhe shkëlqim, e po ashtu parandalon humbjen e tyre. Zbut të kruarat e kokës dhe eliminon zbokthin, duke shkatërruar bakteret ose kërpudhat që kanë mbyllur folikulat e qimes. Kjo metodë siguron cilësi të shkëlqyeshme të flokut, stimulon rritjen e flokëve dhe lëkurën e kokës e bën më të shëndoshë. Përmirëson qarkullimin e gjakut në kapilarët e vegjël. Ka ndikim kundër kërpudhave dhe viruseve, si dhe është preparat i fortë kundër infeksioneve të lëkurës së flokëve.

Përparësitë e përdorimit: largon qelizat e vdekura dhe nxit rritjen e shëndetshme të flokut, zbut të kruarat, largon zbokthin, largon shtresat e prodhimeve për theksimin e flokut, dhuron shkëlqim të shëndetshëm për flokë. Uthulla e mollës nxit rritjen e shëndetshme të flokut, sepse trajton bllokimin e folikulave nga bakteret infektuese. Këto infeksione krijojnë shtresa zbokthi në kokë, që eventualisht shkaktojnë humbjen e flokëve.

SI TA PËRDORNI UTHULLËN MOLLËS PËR LLOJE TË NDRYSHME TË FLOKUT

1. Kaçurrelë, të trashë apo flokë të gjatë: përzieni 1/2 e gotës me uthull molle me 1 litër ujë të ngrohtë

2. Të drejtë, të hollë apo flokë të shkurtër: përzieni 1 lugë uthull molle me 1 gotë ujë të ngrohtë

3. Flokët e drejtuar artificialisht apo flokët e trajtuar përzieni 1/2 e gotës me uthull molle, me 2 gota ujë të ngrohtë.

4. Flokët natyralë, kaçurrelë apo të trashë: përzieni 1 gotë uthull molle me 3 gota ujë të ngrohtë.

SA SHPESH DUHET TË PËRDORNI UTHULLËN E MOLLËS PËR SHPËLARJE TË FLOKUT

1. Kaçurrelë, të trashë apo të gjatë: njëherë në 2 javë

 2. Të drejtë, të hollë, apo flokë të shkurtët: një herë në javë

 3. Flokët e drejtuar artificialisht apo flokët e trajtuar: një herë në muaj

 4. Flokët natyralë, kaçurrelë apo të trashë: një herë në 6 - 8 javë.

(Kosova Sot Online)