Ilaçe të lira shtëpiake për lëkurën e varur rreth qafës dhe syve

  • A.P /
  • 08 October 2020 - 15:39
Ilaçe të lira shtëpiake për lëkurën e varur rreth qafës dhe syve

Me plakjen, prodhimi i kolagjenit dhe elasticitetit venitet, e kjo ndikon të kemi lëkurë të varur apo të plakur, në qafë dhe në fytyrë. Por, jo vetëm procesi i plakjes i shkakton këto probleme, sepse alkooli, tymi i cigares, ekspozimi i tepërt në diell ndikojnë. Për fat të mirë ekzistojnë alternativa të lira, pa u përcaktuar për preparate të shtrenjta, që e zbusin këtë problem.

LËNGU I TRANGUJVE

Vitamina C është një nutrient që ndihmon në promovimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës. Një nga burimet më të mira në planet për vitamina C është trangulli, që mund ta aplikoni në sy dhe t'i hiqni qafe qeskat e errëta. Shtrydhni një trangull, lëngun e tij aplikojeni në qafë dhe në fytyrë. LËNGU I LIMONIT Një tjetër burim i mirë për vitamina C është lëngu i limonit, dhe pikërisht për këtë fakt duhet ta aplikoni në qafë dhe fytyrë, që të dukeni më të rinj dhe ta shtrëngoni lëkurën tuaj. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, lëngun e limonit përziejeni me ujë të ftohtë.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit, i pasur me vitamina C dhe E, është një nutrient tjetër, që ndihmon të ballafaqoheni me lëkurën e varur. Vitamina A ndihmon duke e mbajtur lëkurën të hidratuar, duke mbuluar edhe njollat. Aplikoni një shtresë të hollë të vajit të ullirit në fytyrë dhe qafë, bëni masazh, për të promovuar qarkullimin e gjakut në atë pjesë.

PINI UJË

Kjo është mënyra më e mirë dhe më e lirë për ta hequr qafe lëkurën e varur, në qafë dhe fytyrë. Uji hidraton qelizat e lëkurës. Duke konsumuar ujë, po ashtu do të hidhni jashtë helmet dhe kjo ju lë me një çehre rrezatuese. Përkujdesuni që të pini nga 8 deri 12 gota ujë në ditë. 

(Kosova Sot Online)