Ilir Shaqiri po vjen me këngën e re

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 18:40
Ilir Shaqiri po vjen me këngën e re

Padyshim Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të pëlqyer në trojet shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Zëri i tij ka kumbuar fuqishëm në skenën shqiptare, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Këngëtari i njohur shumë shpejt pritet ta publikojë këngën e tij më të re, pasi përmes faqes së tij zyrtare ai ka paralajmëruar projektin e ri gjersa xhironte videoklipin.

Image

Me këtë rast i ka falenderuar miqtë e tij për mbështetjen...

Gjatë xhirimeve të një video-klipi, me regjisorin Blerdi Malushi.
Falënderoj: profesoreshën Besjana Mehmedi, Avni Qailin, Shkodran Tolajn, Besir Jasharin, Lazim Zurapin dhe ekipet e tyre, që bënë të mundur realizimin e skenave të dëshiruara, ka shkruar Shaqiri.

Image

(Kosova Sot Online)