Çfarë zbulon dita e lindjes suaj

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 15:40
Çfarë zbulon dita e lindjes suaj

Në secilën ditë të javës mbizotëron nga një planet i dukshëm, duke përfshirë edhe Diellin e Hënën, dhe me ndihmën e interpretimit astrologjik të ditës së lindjes suaj mund të mësohet se çfarë zbulon dita e lindjes suaj për ju dhe fatin tuaj.

E HËNË - NDIKIMI I HËNËS

Njerëzit që janë të lindur të hënën shpesh janë nën ndikimin më të fuqishëm të Hënës. Pasi Hëna zbulon anën emocionale të jetës, për këta njerëz shpesh është karakteristike të kenë ndryshime më të shpeshta dhe më të forta të humorit. Përveç kësaj, karakteristika të tjera të këtyre personave janë edhe trishtimi, sentimentaliteti, mirëdashja dhe gjakftohtësia. Gjithashtu, nëse Hëna është e theksuar mirë në tabelën e lindjes mund të jetë e pranishme edhe intuita e thellë dhe jo rrallë mund t'i parandiejnë shumë probleme që do t'u ndodhin në të ardhmen. Megjithatë, te këta njerëz nganjëherë është i mundur krijimi i një pasqyre jo reale të realitetit për shkak të ndikimit të Hënës, i cili i nxit këta njerëz që të imagjinojnë e ëndërrojnë derisa njëkohësisht e hëna kërkon më shumë përgjegjësi, organizim e gatishmëri për punë si dhe përqendrim më të mirë, gjë që te këta njerëz lehtë shkakton gatishmëri të pamjaftueshme dhe në fund është e mundur ndjenja e zhgënjimit për shkak të mosplotësimit të detyrave të caktuara.

E MARTË - NDIKIMI I MARSIT

Njerëzit të cilët janë të lindur të martën mund të jenë nën ndikim më të fortë të Marsit, i cili u dhuron një sasi shumë të madhe të energjisë pozitive, seksualitet të theksuar dhe temperament më impulsiv. Këta njerëz shpesh janë të mbushur me vetëbesim, qëndrim të guximshëm, luftarakë, të pafrikshëm dhe me dëshirë që ta luajnë një rol udhëheqës. Të pranishme janë predispozitat e forta për realizim të një pavarësie afariste-financiare dhe një pozite të lakmueshme në shkallën sociale. Njerëzit që janë lindur të martën shpesh kanë qëllime shumë të qarta në drejtim të gjërave konkrete dhe të realizueshme, kështu që duke u varur nga natyra e aspekteve të Marsit në tabelën e lindjes në masë të madhe varet edhe sa i saktë mund të jetë realizimi i potencialit të plotë të tyre. Nxitës i madh i tyre në jetë është pasioni i madh të cilin e përdorin në gjithçka që bëjnë dhe jo rrallë i ndjek ndjenja e fitores madje edhe kur humbin sepse nga secila situatë përpiqen që të nxjerrin leksione dhe të dalin nga to të pasuruar me një përvojë të re.

E MËRKURË - NDIKIMI I MERKURIT

Njerëzit që janë të lindur të mërkurën shpesh mund të jenë nën ndikim më të fortë të Merkurit, i cili te ta e nxit komunikimin, dëshirën e rritur për dituri dhe informim të mirë, e jo rrallë edhe dëshirën për punë më aktive intelektuale, për shembull shkrimin, gjë që varet edhe nga aspektet e tjera të Merkurit në tabelën e lindjes së individëve të caktuar. Njerëzit e lindur të mërkurën jo rrallë posedojnë edhe këto karakteristika: përshtatshmërinë, shkathtësinë, dinakërinë, nervozizmin... Gjithashtu, sipas natyrës mund të jenë edhe shumë të padurueshëm dhe të nevrikosur gjë që përkohësisht mund t'jua vështirësojë qëllimin që ta përmirësojnë kualitetin e jetës në aktivitetet ku janë të nevojshëm durimi dhe qëndrueshmëria. Përveç kësaj, te njerëzit e lindur të mërkurën mund të jetë karakteristik edhe fakti se janë në kërkim të përhershëm të emocioneve të reja, nxitjeve mendore dhe kënaqjen e kureshtjes së tyre në udhëtime. Në aspektin e dashurisë këta njerëz shpesh mund të hasin në vështirësi të ndryshme duke filluar nga gjetja e personit adekuat për lidhje serioze deri te realizimi i harmonisë në lidhjen e dashurisë.

E ENJTE - NDIKIMI I JUPITERIT

Njerëzit të cilët janë të lindur të enjten janë nën ndikim më të fortë të Jupiterit, planetit që sjell lumturi, kështu që te këta njerëz më lehtë nxitet mendimi optimist dhe ndjenja e kënaqësisë dhe lumturisë. Për shkak të kësaj ata janë më shpesh me një natyrë më të hareshme, e shpesh janë edhe të këndshëm, zemërgjerë, tolerantë, pa paragjykime, e këta janë njerëz gjithashtu të aftë që lehtë ta imponojnë autoritetin e tyre dhe të bëhen shembuj të vërtetë në jetë. Njerëzit e lindur të enjten janë shpesh edhe shumë karizmatikë, miqësorë dhe nga natyra i tërheqin njerëzit e tjerë dhe zakonisht nuk e kanë të vështirë që të realizojnë raporte ndërnjerëzore. Posedojnë potencial të fortë për realizim të një pasurie solide materiale, veçanërisht në aspektet e punës që përfshijnë punë më të shpeshtë intelektuale. Megjithatë, nëse aspektet e tjera të Jupiterit në tabelën e lindjes janë të volitshme, ekzistojnë mundësitë më të mëdha edhe për arritje të lehtë të pasurisë pa ndonjë përkushtim të veçantë, sepse në atë rast individin mund ta përcjellin edhe shumë rrethana lehtësuese në fushën e punës dhe financave.

E PREMTE - NDIKIMI I VENERËS

Njerëzit e lindur të premten janë në ndikim më të fortë të Venerës, e cila në ta instalon ndjenjën e theksuar për bukuri, talent artistik, aftësitë praktike dhe ndjeshmërinë. Këta janë shpesh njerëz që janë të interesuar për dashuri, kënaqësi jetësore, preferojnë që t'i ndjejnë gjërat fort me shqisat e tyre dhe ta absorbojnë secilën pjesë të momenteve të lumtura që i përjetojnë duke u dorëzuar plotësisht dhe duke u kënaqur në to me tërë fuqinë e qenies. Njerëzit e lindur të premten shpesh janë njerëz besnikë dhe të sigurt, kështu që në shoqëri mund t'ju besohen edhe funksione të rëndësishme me përgjegjësi të mëdha, e gjithashtu, për këta njerëz mund të thuhet se në dashuri janë romantikë dhe me qëndrime të qarta morale në shkallën e vlerave. Preferojnë jetë të rehatshme e veçanërisht kënaqen me gjëra të bukura ose të shtrenjta e luksoze. Për njerëzit e lindur të premten jo rrallë vlen edhe fakti që e tërheqin dashurinë e madje edhe paranë, veçanërisht nëse janë harmonike aspektet e tjera të Venerës në tabelën e lindjes. Në planin financiar këta njerëz shpesh janë në element të tyre kur kuletën e kanë të mbushur mirë dhe në aspektin dashuror atëherë kur në privatësinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë mund të kënaqen me personin me të cilin janë në lidhje.

E SHTUNË - NDIKIMI I SATURNIT

Njerëzit e lindur të shtunën janë shpesh nën ndikim më të fortë të Saturnit, i cili nxit ambicien, disiplinën dhe pragmatikën, kështu që këta njerëz janë jo rrallë shumë të aftë me autoritet natyral dhe me potencial të theksuar për realizimin e një sigurie të mirë materiale. Te ta mund të jetë gjithashtu shumë i theksuar shpirti garues, kështu që këta njerëz shpesh mund të punojnë me shumë zell në realizimin e ideve të tyre me gatishmëri për të marrë përgjegjësi. Aftësia e vetë-disiplinës dhe organizimit të mirë ju jep përparësi të madhe dhe i bën më të qëndrueshëm në realizimin e planeve jetësore. Paratë janë shumë të rëndësishme për ta në jetë, kështu që jo rrallë një pjesë të mirë të jetës mund ta shndërrojnë edhe në një kërkim për para që nuk do të thotë se janë lakmitarë, por që dëshirojnë që ta kenë një jetë më kualitative. Edhe pse paratë luajnë rol të rëndësishëm në jetë, shumë prej tyre megjithatë pohojnë se lumturia dhe dashuria nuk mund të blihen me para. Në aspektin e dashurisë, njerëzit e lindur të shtunën mund të jenë të përmbajtur dhe mund t'i fshehin ndjenjat, për shkak të frikës së brendshme. Por, për ta përcaktuar me saktësi imazhin e secilit person duhet shikuar se çfarë janë aspektet e tjera të Saturnit në tabelën e lindjes.

E DIEL - NDIKIMI I DIELLIT

Njerëzit që janë të lindur të dielën jo rrallë mund të jenë nën ndikim më të fortë të Diellit, i cili nxit me individualitetin, pëlqyeshmërinë, zemërgjerësinë, shoqërimin dhe sinqeritetin e tyre. Ekzistojnë besime te shumë popuj që njerëzit e lindur të dielën në fakt janë të lindur nën yllin fatsjellës, se drita e Diellit do ta ndriçojë rrugën e tyre jetësore. Njerëzit e lindur të dielën shpesh pëlqejnë që të jenë në qendër të vëmendjes dhe ta tërheqin vëmendjen duke ofruar njëkohësisht argëtim për të tjerët dhe duke përhapur optimizëm rreth vetes. Nëse aspektet e tjera të Diellit në tabelën e lindjes janë të volitshme, këta njerëz kanë potencial të fortë për realizim të suksesit të madh në marrjen me ndonjë aktivitet kreativ. Sa i përket dashurisë, njerëzit e lindur të dielën shpesh kanë qëndrim mbrojtës në raport me personi që dashurojnë, preferojnë që t'i mbajnë gjërat nën kontroll dhe në dashuri të vërtetë dëshirojnë që të dorëzohen plotësisht pa asnjë rezervë. 


(Kosova Sot Online)