
Lexoni edhe:
Ilir Shaqiri po vjen me këngën e re
Sa herë që flitet për grimin, të gjitha femrat pajtohen për një gjë: çdo femër dëshiron që sytë e saj të duken më të shndritshëm dhe më të mëdhenj. E, për t'ju ndihmuar në këtë drejtim më poshtë ua kemi sjellë mënyrat e aplikimit të hijezuesit të syve për çdo formë dhe madhësi të syve .
SYTË E 'RRËZUAR'
Sytë 'e rrëzuar', sikur të Camilla Belle-s, kanë nevojë për një tërheqje lart, andaj 'eyeliner'-i ka rolin më të rëndësishëm. Filloni me aplikimin e hijezuesit për të theksuar dhe hijezuar në mënyrën e njëjtë siç bëjnë femrat me sy të rrumbullakët, me dallimin e vetëm që 'eyeliner'-i që përdorni duhet të jetë më i errët. Pasi ta keni aplikuar hijezuesin, filloni me aplikimin e 'eyeliner'-it, duke filluar nga skajet e brendshme të syve. Nëse dëshironi një dukje më dramatike, në skajin e jashtëm të syrit krijoni një lloj kthese, ose efektin e 'syve sikur të maces'.
SYTË E VENDOSUR THELLË
Për sytë që janë të vendosur më thellë, sikur ata të Keira Knightley-t, përdoreni teknikën e njëjtë të aplikimit sikur për sytë e rrumbullakët, mirëpo hijen e zezë aplikojeni shumë lehtë. Femrat me sy të tillë duhet ta përqendrojnë vëmendjen më tepër te pjesët e theksuara, për ta krijuar kështu iluzionin e syve më të rrumbullakët.
Ilir Shaqiri po vjen me këngën e re
Lexoni edhe:
SYTË E VENDOSUR AFËR NJËRI-TJETRIT
Për të bërë që sytë e vendosur afër njëri-tjetrit si ata të Kristen Bell-it të duken më të larguar, filloni duke theksuar pjesën nën ashtin e lëkurës dhe pjesën e brendshme të qepallave, me dallimin që duhet vërejtur në bazën e hijezuesit. Përdorni ngjyrë mesatare (as të çeltë e as të mbylltë) dhe hijezoni edhe përtej gjerësisë së syve tuaj, në formë rrethore. Pastaj, me nuancën më të errët trajtojeni pjesën qendrore të kapakëve të syve, për të krijuar kontrast. Aplikimin e 'eyeliner'- it filloni ta bëni nga qendra e qepallave dhe zgjateni edhe përtej
SYTË E 'MBULUAR'
Sytë e 'mbuluar', sikur ata të Selena Gomez-it, kanë një shtresë shtesë të lëkurës në pjesën nën ashtin e vetullave, gjë kjo që ndikon në krijimin e iluzionit që personi në fjalë ka qepalla më të vogla. Sytë e tillë nuk kanë nevojë për shumë theksues, andaj filloni me aplikimin e hijezuesit me nuancë më të çeltë në skajet e brendshme të syve. Aplikoni hijezues më të mbylltë në qendër dhe zgjateni më shumë 'eyeliner'-in, për ta balancuar dukjen.
SYTË 'PA KAPAKË'
Sytë e tillë quhen kësisoj për shkak të asaj që duken sikur të mos kenë kapak fare, pra duket që sytë janë të vendosur menjëherë nën ashtin e vetullave. E, femra që kanë formë të tillë të syve dhe mëtojnë të krijojnë balancë duhet të përqendrohen në theksimin e skajeve të brendshme të syve, për të vazhduar më pak me aplikimin e hijezuesit më nuancë më të mbylltë në pjesën qendrore të qepallave. Linja e 'eyeliner'-it duhet të jetë tejet e hollë, duke u trashur nga skaji i jashtëm.
SYTË E SPIKATUR
Femrat me sy të tillë kanë sy që janë më të 'dalë' sesa sytë tjerë, andaj nuk kanë nevojë për përdorimin e theksuesit në skajet e brendshme të syve. Fokusi duhet përqendruar në aplikimin e hijezuesit me nuancë mesatare, ndërsa 'eyeliner'-i duhet të jetë më i mbylltë dhe më i trashë, për ta krijuar efektin e balancës.
(Kosova Sot Online)