Bimët shëruese për parandalimin e rënies së flokëve

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 11:38
Bimët shëruese për parandalimin e rënies së flokëve

Një problem i ditëve të sotme është humbja dhe rënia e flokëve. Është vërejtur se meshkujt vuajnë më shumë nga ky problem për dallim prej femrave. Rreth 70 për qind e meshkujve e kanë këtë problem, për dallim prej femrave prej 30 për qind. Ja disa receta natyrale që e zbutin sadopak këtë problem.

Masën e përgatitur nga 1 lugë kanellë, mjaltë dhe vaj të ngrohtë ulliri e vendosni në kokë dhe e lini të veprojë për 15 minuta, më pas shpëlani flokët; - Dy grushte me hithra të freskëta i vendosni në 5 litra ujë dhe i lini të vlojnë. I lini 15 minuta që të ftohen dhe shpëlani flokët. - Lëngun e qepës së kuqe dy herë në ditë e vendosni në flokë dhe pas 3-6 javësh do t'i vëreni rezultatet. Në këtë mënyrë, në 87 për qind të rasteve është parandaluar rënia e flokëve.

(Kosova Sot Online)