Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë vetulla të përkryera

  • A.P /
  • 13 tetor 2020 - 16:04
Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë vetulla të përkryera

1. PUDRA

"Unë e preferoj përdorimin e pudrës për intensifikimin e vetullave, pasi që pudra i jep një pamje më të butë dhe më rinore" ka thënë Gay. "Ky, me shumë gjasë, është produkti më i përshtatshëm". Nëse dini se si ta aplikoni hijezuesin e syve, atëherë do të dini se si ta aplikoni edhe pudrën e vetullave, pasi që duhet t'i ndiqni hapat e njëjtë. Këshillë për aplikimin e pudrës: "Gjatë aplikimit të pudrës duhet të përdorni brushë me kënde, pasi që një brushë e tillë ju ndihmon që ta aplikoni pudrën në mënyrë më precize". 

2. LAPSI

"Lapsi i vetullave është shumë i rëndësishëm nëse dëshironi të krijoni një formë të re të vetullave. Për më tepër, aplikimi i lapsit është shumë i pastër". Megjithatë, përdorimi i lapsit është më i komplikuar, andaj është shumë e rëndësishme që të ushtroni për një gjë të tillë. Këshillë për aplikimin e lapsit: "Njëri nga gabimet më të mëdha të aplikimit të lapsit është se femrat zakonisht mundohen që të krijojnë forma të forta, andaj duhet të keni kujdes dhe të aplikoni ngadalë dhe butë". 

3. POMADA

"Pomada është një produkt i përkryer për të gjitha femrat që dëshirojnë t'i mbajnë nën kontroll qimet e vetullave të tyre, pasi t'ua kanë dhënë formën". Për shkak të faktit që shumica e pomadave janë të përbërë nga dylli, më tepër rekomandohet përdorimi i lapsit apo pudrës. Këshillë për aplikimin e pomadës: "Pomada duhet të aplikohet në sasi të vogla, pasi që shumë lehtë mund ta teproni me përdorimin e saj". Ngjashëm sikur në aplikimin e pudrës, edhe për aplikimin e pomadës duhet përdorur një brushë me kënde.  


(Kosova Sot Online)