Çka thotë forma e thonjve tuaj për ju?

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 16:14
Çka thotë forma e thonjve tuaj për ju?

1. THONJTË E SHKURTËR

Njerëzit që kanë thonj të shkurtër mund të shihen si persona që i takojnë anës më konservative. Ata mund të konsiderohen njerëz me klas dhe analitik. Pasi që thonjtë e shkurtër kërkojnë prerje të rregullt, kjo mund të jetë shenjë që juve ju pëlqen t'i keni gjërat nën kontroll duke ju bërë një person të besueshëm. Thonjtë e shkurtër duken më bukur të palyer. Nëse dëshironi ta provoni këtë përdorni vetëm një ngjyrë që ju pëlqen më shumë. Mbani në mend: në këtë rast preferohet të shmangen artet ekstreme të thonjve, pasi që do të duken të mbingarkuar.

2. THONJTË E GJATË

Femrat me thonj të gjatë konsiderohen shumë 'femërore' dhe u pëlqen të duken bukur. Ky lloj i femrave gjithashtu nuk preferon shumë aktivitetet e vështira. Për t'i bërë thonjtë tuaj më atraktivë, mund t'i ngjyrosni me ngjyra të ndezura. Kjo ua jep një pamje më vajzërore dhe më flirtuese.

3. THONJTË E PALYER

Ato që i mbajnë thonjtë të palyer pëlqejnë bukurinë natyrale. Ato kanë një personalitet që nuk brengoset shumë për pamjen. Gjëja më e rëndësishme kur i mbani thonjtë e palyer është që të shmangni dhe eliminoni shenjat apo gërvishtjet në sipërfaqen e thonjve.

4. THONJTË E LYER

Femrat me thonjtë e lyer konsiderohet se pëlqejnë përcjelljen e modës. Ky është një indikator i mirë i vetëbesimit dhe i mënyrës se si shprehin veten ato. Mund të zgjidhni ngjyra të ndezura e të lehta për të treguar që jeni e lirshme apo ngjyra të errëta që ju bëjnë të dukeni më klasike ose që përshtaten mirë me të gjitha veshjet.

5. THONJTË E 'KAFSHUAR'

Femrat apo njerëzit në përgjithësi me thonj të 'përtypur' e të 'kafshuar' konsiderohen njerëz nervozë. Kjo është një shenjë e sjelljes impulsive si pasojë e pasigurisë në vetvete. Për t'i mbajtur thonjtë të shëndetshëm duhet ta ndaloni këtë zakon. Por ju mund të përdorni edhe ndonjë lloj vaji për t'i mbajtur thonjtë të freskët dhe të shëndetshëm. Kjo mund të rris jetëgjatësinë e manikyrit tuaj dhe të ndihmojë në hidratimin e llakut që përdorni.

6. THONJTË E FORMËS DREJTKËNDËSHE

Femrat që kanë këtë formë të thonjve janë të guximshme dhe nuk frikësohen të provojnë gjëra të reja. Gjithashtu ato konsiderohen të sofistikuara, moderne dhe kanë shije të mirë. Thonjtë e tillë duken bukur edhe të palyer edhe të lyer. Kjo formë konsiderohet të shfaq një personalitet të fortë si fizikisht ashtu edhe në aspektin simbolik. Mungesa e ndonjë kthese apo forme më rrethore jep shenja të një karakteri më mashkullor. Fizikisht këta thonj janë të fortë për shkak të këndeve të drejta të barabarta.

(Kosova Sot Online)