Grimi jo vetëm që ndikon në theksimin e pjesëve më të bukura të fytyrës suaj

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 20:05
Grimi jo vetëm që ndikon në theksimin e pjesëve më të bukura të fytyrës suaj

1. THEKSUESI

Theksuesi është një metodë shumë e thjeshtë për krijimin e iluzionit të një fytyre më të hollë. Thjesht, aplikoni pak theksues në mes të vetullave, në majë të hundës, pak mbi buzën e epërme dhe përfundimisht pak theksues në qendër të mjekrës.

THEKSONI SYTË

Një tjetër trik që ju ndihmon ta largoni vëmendjen nga pjesët më të gjera të fytyrës është t'i theksoni sytë. Për ta arritur një gjë të tillë është e rëndësishme të përdoren ngjyrat për grimin e syve që krijojnë kontrast, mirëpo bëni kujdes që ta mos e tërhiqni vëmendjen në sy, nëse paraprakisht nuk i keni mbuluar shenjat në lëkurën përreth syve.

 HOLLIMI I MJEKRËS

Nëse mjekra juaj nuk është aq e hollë sa do të dëshironit, atëherë duhet që doemos të kërkoni ndihmë nga bronzuesi. Aplikojeni bronzuesin përgjatë mjekrës suaj, duke pasur kujdes që ta shpërndani mirë, që të mos ngelet as edhe një shenjë e vetme e bronzuesit.

 NGJYROSJA E FLOKËVE

Edhe flokët mund t'ju ndihmojnë në krijimin e iluzionit të fytyrës më të hollë. Mënyra më e përshtatshme për ta krijuar këtë iluzion është që fundin e flokëve ta ngjyrosni me ngjyrë më të çeltë, që krijon kontrast me pjesën tjetër të flokëve.

. SYTË SIKUR TË MACES

Grimi, që krijon stilin e syve sikur të maces është gjithmonë në modë. Për më tepër, ky stil i grimit të syve është shumë i përshtatshëm edhe për krijimin e iluzionit të fytyrës më të hollë. Ky trik ju ndihmon në tërheqjen e vëmendjes tek sytë tuaj dhe rrjedhimisht me largimin e vëmendjes nga pjesët e padëshirueshme të fytyrës

 SHKËLQIMI

Një tjetër mënyrë e përshtatshme për ta larguar vëmendjen nga pjesët e gjera të fytyrës është nëpërmjet përdorimit të produkteve me shkëlqim. Sikur theksuesin edhe produktet me shkëlqim duhet t'i aplikoni në pjesën "T" të fytyrës. 

(Kosova Sot Online)