Ja fshehtësitë për ta arritur dukjen "natyrale"

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 20:05
Ja fshehtësitë për ta arritur dukjen

Natyrisht se nganjëherë për të pasur një dukje natyrale merr kohë dhe duhen prodhime kozmetike. Shikoni këto shtatë këshilla dhe do të arrini bukurinë natyrale.

PËRDORNI TESTIN E GJOKSIT PËR BRONZUES

Përdorni ngjyrën e gjoksit tuaj si udhëzim. Çelësi është të mendoni për nëntonet e lëkurës suaj dhe si duket ngjyra juaj. Pasi që gjoksi juaj në mënyrë tipike mban tone më të rënda se fytyra, mund ta përdorni si pikë referimi.

MERRNI SHKËLQIMIN DELIKAT!

Theksuesi është një nga fshehtësitë që lehtë mundet të shkojë keq. Nëse përcaktoheni për theksuesin tepër të ndritshëm, rrezikoni ta merrni efektin e argjendtë. Zgjidheni atë që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë. Vëjeni në pikën më të lartë të faqeve të tua.

GJENI NGJYRËN E DUHUR TË BUZËKUQIT!

Buzët tuaja gjithmonë duhet të jenë pasqyrë për të tjerët. Për ta gjetur këtë nuancë magjike, shikoni ngjyrën natyrale të buzëve tuaja dhe përcaktohuni për një nuancë më të ndritshme ose për një nuancë më të errët të buzëkuqit.

SHKËLQENI SYTË!

Nuk keni pse të caktoni efektin e plotë të syve "smoky eyes". Pasi të keni zgjedhur hijen e preferuar të syve, përdorni një nuancë më të errët të lapsit të syve se sa ngjyra e syve. Lapsin vendoseni më hollë në këndet e brendshme dhe më plot në këndet e jashtme. Më pas shtoni disa shtresa maskarë. 

(Kosova Sot Online)